Viti i ri shkollor nisi sot për fëmijët e Albanian International School me programe shkollore amerikane dhe mësues nga SHBA.
Po bëhet afro një dekadë që kur kjo shkollë u hap në Tiranë me një grup mësuesish amerikanë, që zbatojnë këtu programet shkollore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Jam nga San Diego e Kalifornisë. Jam mësuese prej 10 vjetësh në SHBA, në Kinë dhe në Spanjë. Pasionin tim për mësimdhënien e zbulova në kolegj, pastaj e zhvillova në Universitet, ku mësova më shumë për Europën dhe tani jam në Tiranë, ku fëmijët dhe njerëzit janë shumë miqësorë, dhe do të bëj më të mirën” - tha mësuesja Mariana Rivera.
Mjediset jashtë dhe klasat brenda shkollës së njohur në kryeqytetin shqiptar u mbushën sot me prindër dhe fëmijë, bashkë me gëzimin e tyre për rinisjen e mësimeve dhe lojërave me moshatarët.
“Kam dy fëmijët e mi këtu, që ndjekin këtë shkollë prej 3 vjetësh. Ata janë shumë të kënaqur me mësuesit, moshatarët dhe kushtet e jetesës dhe me rezultate janë shumë mirë” – tha Arta Zimaj.
Shumica e fëmijëve këtu, krahas shqiptarëve, vijnë nga kontinente dhe rajone të ndryshme. Ata i bashkon dëshira për mësim, anglishtja në nivelet më të mira dhe pedagogjia amerikane, që i mëson të të arrijnë rezultate të larta në studime.
“Jam e gëzuar që erdha në këtë shkollë, ku kemi një larmi të mrekullueshme nxënësish nga pjesë të ndryshme të botës; këtu kemi fëmijë europianë, nga vende arabe dhe aziatike. Ky është një bashkim shumë interesant fëmijësh” - thotë Arjana Halimi, një mësuese shqiptaro- amerikane e klasës së tretë për anglishten. Ajo thotë se mësimdhënien e ka hobi, sepse i pëlqen t’u mësojë fëmijëve dhe të mësojë prej tyre fakte të reja nga jeta dhe shkenca.
Drejtori i ri i shkollës është Brendon Ronksikipo, ndërsa atij i pëlqen ta thërasin kryemësues, sepse ka edhe klasat e tij të anglishtes.
“Këtë vit kemi një grup të ri mësuesish nga SHBA dhe nga Filipinet. Kjo është një shkollë ndër-kulturore dhe është i mirëpritur kushdo. Kultura të ndryshme në një vend të vogël mikpritës si Shqipëria, është një përvojë e rëndësishme për të treguar mbi pjesët e tjera të boës” - thotë drejtori i shkollës Brendon.
Abanian International School testime të vazhdueshme mbi nivelin e përgatitjes së nxënësve, sipas standarteve amerikane dhe kjo e dallon këtë shkollë nga shkollat e tjera të vendit.
Facebook Forum