Lidhje

SHBA, i dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme largohet nga detyra


Jason Greenblatt attends the Champions of Jewish Values International Awards gala at Carnegie Hall, March 28, 2019, in New York.
Jason Greenblatt attends the Champions of Jewish Values International Awards gala at Carnegie Hall, March 28, 2019, in New York.

Jason Greenblatt, i dërguari më i lartë i Presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet mes Izraelit dhe Palestinezëve, tha të enjten se ai së shpejti do të largohet nga Shtëpia e Bardhë edhe pse nuk është caktuar asnjë datë për publikimin e një plani amerikan të paqes për rajonin.

Zoti Greenblatt, një ish-avokat i biznesit të zotit Trump, iu bashkua dhëndrit të Presidentit Trump, Jared Kushner, një këshilltar i Shtëpisë së

Bardhë, në përpjekjet për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes mes shtetit hebraik dhe palestinezëve.

Administrata e Presidentit Trump propozoi një plan investimi ekonomik prej 50 miliardë dollarësh për të ndihmuar palestinezët, duke e zbuluar atë në një konferencë në Bahrein në qershor. Por palestinezët bojkotuan konferencën, duke e kritikuar ashpër atë për shkak të mospërfshirjes së ndarjes së territoreve në rajon, përfshirë territoret e okupuara nga Izraeli ku jetojnë palestinezët. Shtëpia e Bardhë nuk i ftoi izraelitët të merrnin pjesë.

Largimi i zotit Greenblatt gjatë javëve të ardhshme hedh dyshime të reja mbi fatin e çdo plani amerikan të paqes ose negociatave të drejtpërdrejta mes izraelitëve dhe palestinezëve. Greenblatt ka thënë se plani i paqes nuk do të publikohet të paktën deri pas zgjedhjeve të 17 Shtatorit në Izrael, kur Kryeministri Benjamin Netanyahu, një aleat i fortë i Presidentit Trump, do të përpiqet të zgjasë mandatin e tij.

Në njoftimin për largimin e tij, zoti Greenblatt e quajti punën në Shtëpinë e Bardhë për dy vite e gjysmë si "nderin më të madh të jetës".

"Jam tepër mirënjohës që kam qenë pjesë e një ekipi që hartoi një vizion për paqen," tha Greenblatt. "Ky vizion ka potencialin për të përmirësuar shumë jetën e miliona izraelitëve, palestinezëve dhe njerëzve të tjerë në rajon."

Nga ana tjetër, Presidenti Trump vlerësoi zotin Greenblatt në Twitter.

"Pas gati 3 vitesh në administratën time, Jason Greenblatt do të largohet për të vazhduar punën në sektorin privat. Jason ka qenë një mik i shkëlqyeshëm, besnik dhe avokat fantastik. Përkushtimi i tij për Izraelin dhe për të kërkuar paqe mes Izraelit dhe Palestinezëve nuk do të harrohet. Ai do të na mungojë. Faleminderit Jason!", thuhej në postimin e Presidentit Trump në Twitter.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG