Lidhje

Një ministre e lartë në Britani jep dorëheqjen


Një ministre e lartë e partisë Konservatore në pushtet në Britani ka dhënë dorëheqjen pasi nuk mendon se kryeministri është serioz për arritjen e një marrëveshje përpara Brexit-it.

Ministrja e Punës dhe Pensionit Amber Rudd tha se kryeministri Boris Johnson nuk po punon për të siguruar një marrëveshje për tërheqjen nga BE-ja.

"Nuk ka prova të një marrëveshje", tha zonja Rudd. "Nuk ka negociata të tjera zyrtare që po ndodhin".

Ministrja Rudd thotë në letrën e saj të dorëheqjes: "Iu bashkova kabinetit tuaj me vullnet të mirë: duke pranuar se alternativa e daljes ‘pa marrëveshje’ duhet të ishte në tryezë si një mjet për të patur një mundësi më të mirë për të arritur një marrëveshje të re për t’u larguar më 31 tetor".

Por "qeveria po shpenzon shumë energji duke u përgatitur për t’u larguar ‘pa marrëveshje’ dhe nuk po shoh të njëjtin nivel intensiteti në bisedimet tona me Bashkimin Evropian".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG