Lidhje

Nderimi i dëshmorëve nacionalistë në Gjirokastër


Nderimi i dëshmorëve nacionalistë në Gjirokastër
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:25 0:00

Në varrezat e dëshmorëve nacionalistë në Grehot të Gjirokastrës u kryen të shtunën nderime për 37 luftëtarë të Ballit Kombëtar, që ranë 76 vjet më parë në luftime me pushtuesit italianë. Organizata e Ballit Kombëtar në Shqipëri e shënon 14 shtatorin si "Ditën e Dëshmorëve Nacionalistë". Familjarët e viktimave kërkuan sot që historia shqiptare për këtë ngjarje të rishkruhet pasi është manipuluar gjatë viteve të regjimit komunist. Ndërsa një grupim reagoi ashpër në ceremoni ndaj pranisë në parlamentin e sotëm shqiptar të përfaqësueve të Ballit Kombëtar.

Familjarë të dëshmorëve nacionalistë nderuan në varrezat e Grehotit 37 luftëtarë të Ballit Kombëtar, që ranë 76 vjet më parë në përpjekje me pushtuesit italianë. Mes familjarëve në ceremoni ishin edhe perfaqësues politikë te Partisë Demokratike, Ballit Kombëtar dhe ish të persektuarve politikë. Pas vendosjes se kurorave, oratorët nderuan kontributin e komandatëve të çetave të Ballit Kombëtar dhe Komandatit të Përgjithshëm Hysni Lepenica të cilët u vranë në përpjekjen me forcat fashiste italiane në 14 shtator të vitit 1943. Ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se historia shqiptare për ketë ngjarje duhej të fliste për të vertetën e cila u manipulua gjatë viteve të regjimit komunist.

“Në qoftë se ka një tension dhe ka një ndrydhje të shoqërisë shqiptare është pikërisht fakti i munegsës së të vërtetës e cila për 50 vite, por edhe për tridhjetë vite pas rënies së sistemit, kjo shoqëri dhe ndoshta edhe institucionet nuk ia arritën të hidhnin dritë mbi të vërtetën”, tha zoti Alibeaj.

Ndërsa Kryetari i Organizatës së te Përndjekurve Politikë Antikomunistë Nebil Çika tha se 14 shtatori ishte një ditë e shënuar, jo vetëm për nacionalistët, por për kombin shqiptar.

“Është një ditë e shënur, por është edhe një ditë që duhet të reflektojë në rishikimin e historisë sonë. Janë këta dëshmorë nacionalistë të shpallur nga shteti shqiptar që na vendosin ne në anën e drejtë të historisë. Kemi dëgjuar 100 herë që përmendet nga politikanët se kush është ana e drejtë e historisë. Ata kishin ideal perëndimin, Shtete e Bashkuara të Amerikës, Europën,pra një Shqipëri perëndimore, demokratike, të lirë”, tha zoti Çika.

Gjatë ceremonisë, një grupim pjesëmarrës reagoi me tone të ashpra ndaj politikanëve të partive të sotme të Ballit Kombëtar të cilën janë pjesë e parlamentit shqiptar. Sipas reagimeve, prania e tyre në parlament ishte një shenjë tradhëtie ndaj vlerave të të parëve të tyre. Masakra e Grehotit vlerësohet nga burimet historike se u shkaktua nga një sulm i beftë i ushtarëve italianë që përgatiteshin të braktisnin kazermat e Grehotit pak ditë pas kapitullimit të Italisë fashiste në Shqipëri.

Nacionalistët e mbledhur nga disa krahina që kishin negociuar për një dorëzim pa kushte u qëlluan në pabesi dhe 37 luftëtarë, mes të cilëve edhe Komandanti i Përgjithshëm i Ballit Kombëtar Hysni Lepenica humbën jetën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG