Lidhje

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, PD: I dënuar për vjedhje në Itali


Në Shqipëri Partia Demokratike publikoi sot disa dokumenta të autoriteteve italiane të cilat, siç deklaroi Sekretari i Përgjthshëm Gazmend Bardhi, vërtetojnë se kryetari socialist i Bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani ka qenë i dënuar në Itali.

Demokratët publikojnë dokumete për arrestimin e politikanit socialist
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:29 0:00

"Sipas këtij dokumenti zyrtar, rezulton se Mark Babani, me emrin e rremë Marq Babaj, është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”. Ai është arrestuar nga Policia Italiane duke vjedhur makina. Kandidati i Edi Ramës për Vaun e Dejës ka qenë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në zonën e Siçilisë dhe që kishte kryer disa vjedhje", u shpreh zoti Bardhi.

Ai deklaroi se sipas dokumentave të nxjerra, sic pohoi, nga sistemi italian i burgjeve, Mark Babani, nën emrin Marq Babaj ka qëndruar në burg deri më datën 6 Maj 1994 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti Italian.

Javën e shkuar Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë të niste verifikimet ndaj kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës. Ky i fundit mohoi akuzat se ka qenë i dënuar duke u shprehur se gjatë gjithë jetës së tij nuk ka qëndruar as 24 orë në burg dhe as nuk është ndaluar ndonjëherë nga policia.

Këtij deklarimi zoti Babani i qëndroi edhe sot, pas publikimit të dokumentave nga ana e Partisë Demokratike. Ai këmbënguli se ato dokumenta nuk kanë të bëjnë me të, dhe tha se është i gatshëm të ballafaqohet me Prokurorinë, duke paralajmëruar se do të denoncojë për shpifje Sekretarin e Përgjithshëm demokrat Bardhi. Ky i fundit u kundërpërgjigj duke përmendur një tjetër datë. “Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur? Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim”, theksoi zoti bardhi në reagimin e tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG