Lidhje

Tiranë: OSBE bashkon partitë për të nisur një dialog mbi reformën zgjedhore


OSBE dhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore organizuan sot në Tiranë një konferencë me përfaqëues të partive politike mbi një sistemi zgjedhor gjithëpërfshirës.

Tiranë, tryeza e OSBE-së mbi reformën zgjedhore
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:23 0:00

Drejtuesi i Zyrës së OSBE-së në Shqipëri ambasadori Bernd Borcshardt tha në hapJe të takimit se reforma zgjedhore duhet të vijojë dhe Prezenca e OSBE-së ofron një vend për dialog, ku të gjitha forcat politike të vijojnë dhe të përmbyllin këtë proces kyç.

“Më vjen mirë që shoh se ajo pjesë e opozitës që doli nga parlamenti gjendet sot në këtë dialog të rëndësishëm, këtu në panel, dhe shpresoj se ky është një premtim për t’u bërë pjesë e një procesi konstruktiv. Vendi ka nevojë për dialog dhe bashkim, në prag të marrjes së Kryesisë së Radhës të OSBE-së vitin e ardhshëm” - tha zoti Borchardt.

Pjesëmarrjen e opozitës në këtë tryezë e mirëpriti edhe ambasada e SHBA-ve në Shqipëri.

“Përpjekjet e zotit Basha demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votes. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo” - thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve.

Tryeza vazhdoi me fjalën e organizatorëve dhe një përfaqësuesi teknik nga Partia Demokratike. Juristi Ivi Kaso tha se proceset zgjedhore në Shqipëri kanë probleme shumë herë më të mëdha se sa thjesht modeli i sistemit zgjedhor, nga kërcënimi i votuesve deri te blerja dhe vjedhja e votes. Pasi qëndroi në hapje të konferencës, përfaqësuesi teknik i Partisë Demokratike u largua nga konferenca.

Pas pak u larguan edhe përfaqësues të partive të tjera më të vogla, duke pretenduar për trajtim të barabartë përballë ligjeve zgjedhore, ku sipas tyre, shpesh dy partitë e mëdha marrin pjesën më të madhe të fondeve dhe komisioneve.

Ambasadori Borchardt tha në një pushim të konferencës se qëllimi i vetëm i OSBE-së është të ndihmojnë faktorët shqiptarë për të çuar përpara reformën zgjedhore. “Jemi në një situatë të vështirë dhe duhet të bëjmë hapa të vegjël. Njerëzit po humbasin mundësitë që iu ofrohen. Ata duhet të qëndronin dhe të dëgjonin ç’ishin për të thënë ata që kemi sjellë këtu. Nuk e qeverisim ne këtë vend. Ne nuk jemi këtu të zgjedhur nga ju. Por, ne, sigurisht, e mbështesim vendin” - tha zoti Borchart

Edhe pse tema e konferencës ishte gjithëpërfshirëse, pra, “Të mohuar nga sistemi: ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë”, forcat politike shfaqën interesa të njëanshme dhe debate nuk vazhdoi gjatë aq sa të nxirrte një përfundim të qartë, por të gjithë ata shpresojnë se ky është vetëm fillimi i një procesi dialogu frytdhënës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG