Lidhje

Netanjahu nis përpjekjet për qeverinë e re


Israeli President Reuven Rivlin, right, shakes hands with Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu in Jerusalem, Sept. 25, 2109.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka nisur përpjekjet për formimit e një qeverie të re koalicioni pas zgjedhjeve të 17 shtatorit që nuk nxorrën një fitues.

Partia Likud e Netanjahut fitoi një vend më pak sesa partia Bardhë e Blu e kundërshtarit politik të tij Benny Gantz në zgjedhje. Likud fitoi 32 vende në parlament dhe Bardhë e Blu 33, po asnjëra numrin e nevojshëm për të formuar qeverinë. Megjithatë Presidenti Reuven Rivlin ia dha zotit Netanjahu mundësinë e parë për të formuar qeverinë, duke vlerësuar se ai ka shanset më të mira për ta bërë këtë.

Zoti Rivlin e mori vendimin pas bisedimeve të dështuara për një qeveri uniteti me udhëheqësit e dy partive kryesore.

Zgjedhjet më të fundit ishin të dytat këtë vit, të cilat u ripërsëritën pasi zoti Netanju nuk qe në gjendje të formonte qeverinë.

Ministrat e qeverisë të partisë Likud të Netanjut thonë se janë të hapur për një marrëveshje me partinë Bardhë e Blu.

Kryeministri Netanjahu përballet me akuza për mashtrim dhe shkelje të besimit. Po ai vazhdon të këmbëngulë se është i pafajshëm. Hapi i fundit përpara se Prokurori i Përgjithshëm të vendosë mbi aktakuzat është një seanca dëgjimore, e cila pritet të mbahet javën e ardhshme.

Të enjten zoti Netanjahu bëri thirrje që seanca gjyqësore të transmetohet drejtpërdrejt, duke thënë "ka ardhur koha që publiku të dëgjojë gjithçka, përfshirë edhe qëndrimin e tij".

Në Izrael ka pasur shumë spekulime rreth asaj nëse zoti Netanjahu do të ishte në gjendje ose jo të krijonte një koalicion dhe nëse me fitoren e një mandati të pestë si kryeministër, do t’i siguronte vetes imunitet ndaj ndjekjes penale. Gjatë negociatave për një qeveri uniteti, zoti Rivlin njoftohet se kishte propozuar një lloj marrëveshje sipas së cilës zoti Netanjahu do të hiqte dorë nga ambiciet për kryeministër nëse ndaj tij ngriheshin akuza zyrtare.

Mediat izraelite kanë filluar të spekulojnë për një datë të mundshme për zgjedhjet e treta të parakohshme brenda vitit në rast se zoti Netanjahu nuk do të jetë në gjendje të formojë qeverinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG