Lidhje

Princi saudit i kurorës flet për përgjegjësinë në rastin Khashoggi


FILE PHOTO: Saudi Arabia's Crown Prince Mohammed bin Salman attends a meeting with U.S. Secretary of State Mike Pompeo in Jeddah, Saudi Arabia, September 18, 2019. Mandel Ngan/Pool via REUTERS/File Photo
FILE PHOTO: Saudi Arabia's Crown Prince Mohammed bin Salman attends a meeting with U.S. Secretary of State Mike Pompeo in Jeddah, Saudi Arabia, September 18, 2019. Mandel Ngan/Pool via REUTERS/File Photo

Princi i kurorës i Arabisë Saudite duket se ka pranuar se ka patur përgjegjësi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, duke i thënë një rrjeti televiziv amerikan disa muaj më vonë se ngjarja "ndodhi nën autoritetin e tij", por ai e mohoi të kishte pasur dijeni më parë.

"Ndodhi nën autoritetin tim" i tha Princi Mohamed bin Salman një gazetari në dhjetor 2018, sipas citimeve të publikuara përpara një dokumentari të ri të PBS-it që do të transmetohet javën e ardhshme.

"Kam marrë gjithë përgjegjësinë sepse ndodhi nën autoritetin tim", citohet të thotë trashëgimtari i fronit mbretëror, pas vrasjes së 2 tetorit.

Princi Mohammed, sundimtari de-fakto i mbretërisë, ka qenë nën presion të madh ndërkombëtar pas vrasjes së gazetarit me banim në SHBA, trupi i të cilit u copëtua në konsullatën Saudite në Stamboll dhe nuk u gjet asnjëherë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG