Lidhje

Dibra e Madhe shpallë “Qytetarë Nderi” tre studiues shqiptarë


Dibra e Madhe shpallë “Qytetarë Nderi” tre studiues shqiptarë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:30 0:00

Komuna e Dibrës në Maqedoninë e Veriut i shpalli qytetarë nderi tre studiues shqiptarë për rolin e tyre në kundërshtimin e projektit për devijimin e lumit Radika. Projekti i qeverisë maqedonase të para disa viteve mund të shkaktonte dëme të paparashikueshme, sipas studiuesve, jo vetëm ndaj biodiversitetit të Mavrovës dhe Dibrës së Madhe, por binte ndesh edhe me konventat ndërkombëtare për ujërat.

Studiuesit Tofik Jegeni, Molnar Kolaneci dhe Saimir Shatku ndihmuan përmes ekspertizës së tyre në vetëdijësimin e opinionit publik e sidomos të banorëve të Dibrës në Maqedoninë e Veriut për rrezikun nga plani i para pak viteve për devijimin e lumit Radika. Komuna e Dibrës në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tyre i shpalli ata qytetarë nderi.

Hidrologu Tofik Jegeni dhe juristi Saimir Shatku janë me origjinë nga Dibra e Madhe dhe banojnë në Tiranë, ndërkohë Molnar Kolaneci nuk jeton më.

Këshilli i Komunës së Dibrës njëzëri e miratoi vendimin për dhënien e titullit qytetar nderi tre studiuesve.

Autoritetet maqedonase para katër vitesh bënë një projekt për devijimin e 1.4 metrave kub ujë nga lumi Radika për ngritjen e një hidrocentrali në Fushën e Lukovës në Mavrovë. Por opinioni publik, përveç shqetësimeve për dëmtimin e natyrës e kuptoi këtë si një plan për devijimin e Radikës drejt rrjedhës së Vardarit që ky të bëhej i lundrueshëm, si pjesë e një ideje të vjetër jugosllave për devijimin e një pjese të Danubit e Moravës në Serbi dhe bashkimin me Vardarin për dalje në Detin Egje.

Por projekti i qeverisë maqedonase në vitin 2014 u refuzua nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, pas studimit mbi pasojat ndaj biodiversitetit, florës e faunës në parkun kombëtar të Mavrovës dhe në zonën më të gjerë.

Qeveria qendrore në Shkup nuk e kishte pëlqimin e pushtetit vendor të Dibrës lidhur me projektin, ndërsa protesta qenë mbajtur në Dibër e Tiranë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG