Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh ka ndërprerë aktivitetin duke lënë pa punë mbi 700 punëtorë. Përfaqësuesit e uzinës e kanë lidhur ndëprerjen me mungesën e naftës bruto që sigurohet nga kompania "Bankers Petrolium", ndërkohë që sindikatat po kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të zgjidhur situatën. Aktiviteti i uzinës mban peshën kryesore të të ardhurave të qindra familjeve që jetojnë në qytetin e Ballshit.
Facebook Forum