Lidhje

Banorët bëjnë thirrje për veprime në lidhje me pasojat e zjarrit në Francë


Banorët bëjnë thirrje për veprime në lidhje me pasojat e zjarrit në Francë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:09 0:00

Banorët bëjnë thirrje për veprime në lidhje me pasojat e zjarrit në Francë

Mijëra njerëz protestuan të martën në qytetin verior francez të Rouen-it për të denoncuar pasojat për shëndetin dhe mjedisin nga zjarri i javës së kaluar në një fabrikë kimike. Zjarri që shpërtheu herët të enjten shkatërroi fabrikën kimike Lubrizol në Rouen, një qytet port në lumin Seine dhe krijoi një re të madhe të zezë mbi rajonin. Ambientalistët dhe

ekspertët shëndetësorë janë të shqetësuar se kimikatet toksike të prodhuara nga Lubrizol mund të ndotin ajrin dhe ujin në zonë dhe të paraqesin rreziqe për shëndetin.

Zyrtarët po përpiqen të sigurojnë banorët vendas se ajri dhe uji nuk janë dëmtuar nga tymi që akoma është i pranishëm në Rouen dhe zonën përreth pesë ditë pas zjarrit masiv. Banorët e Rouen-it thonë se ata vuajnë nga marrjamendjet dhe të vjellat. Disa prej tyre kanë raportuar gjithashtu për dalje të ujit të zi nga çezmat e tyre.

"Ky është uji (i zi, i ndotur) që doli nga çezmat të Premten dhe të Shtunën në mëngjes dhe i ka mbushur cisternat", tha një protestes.

Protestuesit kërkuan hetimin e incidentit dhe dëmshpërblim. Pesë ditë pas zjarrit, Ministrja e Transportit dhe Mjedisit Elisabeth Borne vazhdoi të përballej me kritikat se ministria e saj nuk kishte siguruar akoma një listë të kimikateve të djegura nga flakët.

"Ekipet e shpëtimit dhe ato shtetërore të emergjencave po marrin mostrat dhe masat e nevojshme. Kjo është ajo që kemi bërë, dhe kjo është ajo që na lejon të themi se asnjë ndotës i ajrit nuk është i pranishëm në ajër për banorët e Rouen-it", thotë Elisabeth Borne, Ministre franceze e Transportit dhe Mjedisit.

Autoritetet detare në Rouen thonë se kanë mbajtur nën kontroll ndotjen nga zjarri i uzinës Lubrizol në një pjesë të vogël të lumit Seine përmes një sistemi të barrierave.

"Ne shohim këtu pengesën kryesore, barrierën e rëndë anti-ndotëse që ndalon naftën, që e kufizon atë në një hapësirë të caktuar dhe prapa të pikave të thithjes së naftës është shtuar një barrierë e dytë e sigurisë për t'u siguruar që ndotësit të mos kalojnë barrierën rreth digës dhe të

shkojnë në drejtim të lumit Siene", Caroline Pisarz nga drejtoria e departamenteve të territoreve dhe detit.

Si masë paraprake, autoritetet rajonale kanë ndaluar korrjen e të lashtave dhe shitjen e produkteve me origjinë shtazore si qumështi, vezët dhe mjalti.

Ministri francez i bujqësisë, Didier Guillaume u premtoi fermerëve kompensim të plotë për humbjet e tyre.

"Është obligim i ndotësit që të paguajë për dëmet. Nuk i takon taksapaguesit francez të paguajë kur ndodhë një fatkeqësi. Kështu që kur të vijë koha, dhe do të marrë kohë, por kompania përgjegjëse do të duhet të paguajë", thotë Didier Guillaume, Ministër Francez i Bujqësisë.

Kompania Lubrizol prodhon dhe magazinon kimikate me rrezikshmëri të lartë të përdorura si aditivë për lubrifikantë industrialë dhe

transportues. Kompania është një degë e konglomeratit Berkshire Hathaway, në pronësi të investitorit miliarder amerikan Warren Buffett.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG