Lidhje

Britani, bashkshortja e diplomatit amerikan përfshihet në një aksident vdekjeprurës


Prindërit e adoleshentit britanik, Harry Dunn, i cili humbi jetën kur bashkshortja e një diplomati amerikan goditi me makinë motoçikletën e tij, i kanë bërë thirrje Presidentit amerikan Donald Trump për ndihmë, pasi bashkshortja e diplomitit amerikan u largua nga Britania duke përdorur imunitetin diplomatik.

Tim Dunn dhe Charlotte Charles kanë bërë një thirrje emocionale që bashkshortja e diplomatit amerikan të kthehet në Britani.

"Duhet të bëjmë diçka për të marrë të drejtën, për të mësuar të vërtetën mbi atë që ka ndodhur. Ne kemi nevojë të ecim përpara sepse tani kemi ngecur në këtë moment", thotë Tim Dunn, babai i adoleshentit të vrarë në aksident.

"Është thjesht e pandershme të largohesh nga vendi dhe të kthehesh në fshehtësi në vendin tënd pas një aksidenti të tillë. Ju e dini se ky është një rast i thjeshtë dhe i qartë. Ajo ishte në anën e gabuar të rrugës. Ajo e kishte pranuar para një dëshmitari atë natë dhe para policisë të nesërmen se ishte në anën e gabuar të rrugës dhe kishte thënë se nuk kishte për qëllim të largohej nga vendi. Ata kishin ardhur këtu për një mandat tre vjeçar, kështu që nuk kishte asnjë arsye që autoritetet mos ta besonin. Ne shpresonim që nuk kishim asnjë arsye për t’i mos besuar asaj. Prandaj, kur mësuam pas funeralit të Harry-it se ajo ishte larguar, ne e dinim se na priste një luftë e vështirë", thotë Charlotte Charles, nëna e adoleshentit të vrarë në aksident.

Policia britanike tha se më 27 gusht, bashkshortja e diplomatit amerikan ishte duke ngarë makinën e saj Volvo në një rrugë afër bazës së forcave ajrore Croughton në Northhamptonshire kur goditi motoçiketën që po ngiste Harry. Nuk është e qartë nëse ajo u plagos në aksident.

Policia britanike tha se për ta bërë të mundur intervistimin e të dyshuarës, asaj duhet t’i hiqej imuniteti diplomatik, por ambasada amerikane nuk pranoi t’ia hiqte imunitetin diplomatik dhe bashkëshortja e diplomatit u largua nga Britania.

Departamenti i Shtetit ka refuzuar të identifikojë të dyshuarën, duke e quajtur atë vetëm bashkshortja 42-vjeçare e një diplomati amerikan.

Departamenti i Shtetit tha se i ka dërguar ngushëllimet e tij familjes së Harry Dunn-it. Zyrtarët thanë se çdo pyetje në lidhje me imunitetin merr "vëmendje të kujdesshme" në nivelet më të larta, duke shtuar se dorëzimi i imunitetit ndodh rrallë.

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab thotë se ai ka folur me ambasadorin amerikan dhe i ka kërkuar ambasadës të rishqyrtojë refuzimin e saj për t’i hequr imunitetin bashkshortes së diplomatit amerikan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG