Lidhje

Bisedimet e tregtisë mes Uashingtonit dhe Pekinit


Shtëpia e Bardhë njoftoi se të enjten në Uashington, do të nisë një raund i ri bisedimesh tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.

"Përfaqësuesi amerikan për tregtinë Robert Lighthizer dhe Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin do të mirëpresin një delegacion kinez të udhëhequr nga zëvendës Kryeministri Liu He për bisedime mes dy vendeve duke filluar nga 10 tetori 2019", thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

"Palët do të përpiqen të përparojnë nga ajo që është arritur gjatë bisedimeve të një niveli më të ulët gjatë javëve të kaluara. Temat e diskutimit do të përfshijnë transferimin e detyruar të të dhënave mbi teknologjinë, të drejtat e pronësisë intelektuale, shërbimet, barrierat jo tarifore, bujqësinë dhe zbatimin e detyrimeve", thuhej gjithashtu në deklaratë.

Së fundmi palët zhvilluan bisedime të rëndësishme në muajin korrik, por megjithatë nuk pati ndonjë përparim të madh në mosmarrëveshjen tregtare mes dy ekonomive kryesore të botës.

Prej më shumë se një viti Uashingtoni dhe Pekini i kanë vendosur njeri-tjetrit një seri tarifash rezultat i përshkallëzimit të mosmarrëveshje mes tyre. Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga Kina të bëjë ndryshime në praktikat e saj tregtare, që lidhen kryesisht me subvencionet dhe praktikat e paligjshme të pronësisë intelektuale. Kina thotë se politikat amerikane kanë si qëllim të ndrydhin aftësinë e saj për të konkuruar.

Mosmarrëveshjet ka nxitur pasiguri në tregjet financiare duke lënë kompanitë t’i përballojnë vetë efektet e tarifave.

Presidenti Trump njoftoi muajin e kaluar shtyrjen e një raund të ri tarifash ndaj mallrave kineze në vlerën e 250 miliardë dollarëve, nga 1 tetori që ishte parashikuar për në 15 tetor, duke e quajtur siç tha "një gjest të vullnetit të mirë".

Pekini reagoi duke hequr tarifat për sojën, mishin e derrit dhe disa mallra të tjerë amerikane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG