Lidhje

Parashutisti i bllokuar në paradën e Ditës Kombëtare të Spanjës


Parashutisti i bllokuar
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:52 0:00

Parashutisti i bllokuar

Një parashutist me flamurin kombëtar të Spanjës goditi një shtyllë gjatë zbritjes në paradën e Ditës Kombëtare të Spanjës.

Me sa duket, ai keqmenaxhoi uljen dhe u përplas në një shtyllë elektrike, pikërisht përpara stendës vrojtuese dhe mbeti i bllokuar përpara qindra të pranishmëve.

Mbreti Felip i Spanjës ishte në mesin e pjesëmarrësve.

Kryeministri në detyrë Pedro ishte gjithashtu në stendën vrojtuese.

Mbreti Felip mori pjesë në parade ndërsa vendi pret vendimin e Gjykatës së Lartë të Spanjës për gjykimin e 12 udhëheqësve të separatistëve katalanas.

Sipas një burimi gjyqësor spanjoll të kontaktuar nga agjensia e lajmeve Reuters, liderët katalanas do të dënohen me një maksimum prej 15 vjet burg për rolin e tyre në referendumin e ndaluar të pavarësisë së Katalonjës në vitin 2017 dhe shpalljen e mëvonshme të pavarësisë jetë-shkurtër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG