Lidhje

Zjarret në Kaliforni


California Fire

Zjarret në pjesën veriore të qytetit Los Angeles në Kaliforni janë zgjeruar në një territor prej më shumë se 28 kilometrash katërorë. Autoritetet thonë se një pjesë e zjarreve janë vënë nën kontroll.

Zjarret kanë shkatërruar disa dhjetëra shtëpi dhe detyruar largimin e disa dhjetëra mijëra banorëve. Brad Sherman është ligjvënës demokrat që përfaqëson shtetin e Kalifornisë në Kongresin amerikan.

“Shtëpia jonë ishte mes atyre ku ishte dhënë urdhëri për evakuim të detyrueshëm. Dua të falenderoj zjarrfikësit. Ata janë në vijën parë të betejës dhe kanë shpëtuar shumë shtëpi deri tani dhe po vazhdojnë të bëjnë këtë punë.”

Zyrtarët thanë se një pjesë e mirë e zjarreve ishin nën kontroll dhe se aktualisht po bëheshin vlerësimet e dëmeve. Dave Richardson drejton departamentin e zjarrfikësve në kontenë Los Anxheles.

“Një prej synimeve është kufizimi i zgjerimit të vatrave të zjarreve. Kemi vënë në zbatim një plan strategjik, ndërsa erërat e forta po ndihmojnë përhapjen e tyre. Jemi para një situata tejet sfiduese. Kemi përdorur mjete ajrore të posaçme për të shuar zjarret.

Rajoni ka vazhduar të jetë në gjendje gatishmërie ndërsa erërat e famshme Santa Ana kanë sjellë ajrin e thatë të shkretëritës në mjedisin e thatë në Los Anxheles, ku mjafton vetëm një shkëndijë zjarri për të shkaktuar dëme masive. Udhëtimi në zonën e prekur nga zjarret vazhdon të jetë i vështirë. Autoritetet thonë se disa pjesë të autostradës vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG