Lidhje

Medvedev premton mbështetjen e Moskës për Beogradin


Kryeministri rus Dmitry Medvedev premtoi të shtunën mbështetjen e Moskës për Serbinë gjatë një vizite në atë vend. Udhëheqësi rus foli për shtypin pas një manifestimi ushtarak me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të Beogradit nga trupat sovjetike dhe jugosllave nga pushtuesit nazistë.

“Nuk do të flas shumë për çështjen e Kosovës. Ju e dini qëndrimin e Rusisë për Kosovën. Rusia këmbëngulë tek Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ajo që u kemi thënë gjithmonë miqve tanë serbë është se ne mbështesim plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Ky do të jetë qëndrimi ynë në të ardhmen”, tha kryeministri rus.

Vizita e Kryeministrit Medvedev pasqyron marrëdhëniet e ngushta mes Rusisë dhe Serbisë, të cilat ndajnë lidhje të përbashkëta kulturore, fetare dhe historike. Rusia ka ndihmuar Serbinë që të përmirësojë ushtrinë e saj edhe pse Beogradi kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Serbia mbetet aleati kryesor i Rusisë në Evropë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG