Lidhje

Trump anulon planet për takimin e G-7 në resortin e tij të golfit


FILE - A frame from video shows the Trump National Doral in Doral, Florida, June 2, 2017. The White House says it has chosen President Donald Trump's golf resort in Miami as the site for next year's Group of Seven summit.

Në një seri postimesh në Twitter mbrëmjen e së shtunës, Presidenti Donald Trump tha se ai po anulonte planet për të mbajtur samitin e ardhshëm të G-7 në një vendpushim golfi në pronësi të tij në Majami të Floridas.

Në fillim të javës, presidenti kishte konfirmuar planet për të mbajtur samitin në resortin Trump Doral.

Ai fajësoi mediat dhe demokratët për kundërshtimin e vendit.

Trump shkruan në Twitter: "Mendova se po bëja diçka shumë të mirë për vendin tonë duke përdorur resortin Trump National Doral, në Majami, për pritjen e udhëheqësve të G-7. Është pikë madhështore, në qindra hektarë tokë, ngjitur me Aeroportin Ndërkombëtar të MAJAMIT, ka salla të mrekullueshme mbledhjeshe dhe secili delegacion do të kishte 50 deri në 70 dhoma. Do të ishte më mirë sesa alternativat e tjera. Do të isha i gatshëm ta bëja atë pa asnjë përfitim ose, nëse lejohet me ligj, me KOSTO ZERO për SHBA. Por, si zakonisht, aedia armiqësore dhe partnerët e tyre Demokratë u ÇMENDËN! "

Disa anëtarë të vetë partisë së Trumpit e kishin kritikuar gjithashtu planin.

Presidenti tha se po merren në konsideratë vende të tjera për samitin e vitit 2020, përfshi vend-pushimin presidencial të Camp David, në Marilend.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG