Lidhje

Vazhdojnë hetimet për 39 trupat pa jetë në një kamion në Britani


Zbulimi i 39 trupave në pjesën e pasme të një kamioni në Anglinë juglindore është një nga rastet më të këqija të kontrabandës njerëzore në Britani, tha të premten policia.

Policia ka arrestuar katër të dyshuar në lidhje me rastin, përfshirë shoferin e kamionit.

Policia fillimisht tha se migrantët ishin shtetas kinezë, por të premten saktësoi se kjo është një "ngjarje në zhvillim".

Kina nuk ka konfirmuar identitetin e ndonjë prej migrantëve.

Ndërkohë, disa familje vietnameze po thonë se kanë frikë se të dashurit e tyre mund të jenë në mesin e viktimave.

Një familje duket se ka marrë një mesazh me tekst nga një grua 26-vjeçare teksa po vdiste. "Më vjen keq mama dhe babi ... Udhëtimi im jashtë vendit nuk pati sukses .... Mami, të dua shumë ty dhe babin. Unë po vdes sepse nuk mund të marr frymë ... Mami, më vjen keq"

Trupat u gjetën të Mërkurën në një park industrial në Grays, 40 kilometra në lindje të Londrës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG