Lidhje

Hetimi i ri i Departamentit të Drejtësisë


Nëse jeni të paqartë se ç’do të thotë hetimi i ri i ndërmarrë nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për hetimin e tij të vjetër për ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet amerikane, nuk jeni të vetëm.

Shumë amerikanë po vrasin mendjen se çfarë po hetojnë hetuesit federalë disa muaj pasi prokurori i posaçëm Robert Mueller përfundoi hetimin e tij për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane 2016.

Hetimi i ri doli i nevojshëm pas një rishikimi të brendshëm të Departamentit të Drejtësisë për hetimin e Rusisë, të urdhëruar nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr këtë vit dhe erdhi pasi Presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij republikanë, e cilësuan hetimin si një "gjueti shtrigash", duke kërkuar vazhdimisht që departamenti "të hetojë hetuesit. "

Kryeprokurori Barr i vuri gjërat në lëvizje gjatë seancave të tij të konfirmimit në Senat në janar, kur tha se kishte pikëpyetje në lidhje me origjinën e hetimit dhe dëshironte që ajo të ekzaminohej.

Në maj, ai emëroi prokurorin federal veteran John Durham për të udhëhequr atë që u bë një hetim penal. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë kanë thënë pak për të hedhur dritë mbi konturet e hetimit, i cili u zbulua këtë javë.Here are some questions raised by the launch of the new investigation:

A nuk i shkoi deri në fund çështjes së ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016 hetimi i prokurorit Mueller?

Hetimi i prokurorit të posaçëm Mueller, i cili filloi në korrik të vitit 2016 si një hetim kundër-zbulimi i FBI-së për kontakte të dyshimta mes këshilltarëve të fushatës Trump dhe Rusisë, përfundoi në mars 2019.

Në raportin e tij të fundit para Prokurorit të Përgjithshëm, Mueller arriti në përfundimin se ndërsa nuk kishte prova të mjaftueshme për një komplot kriminal mes fushatës Trump dhe Rusisë, ai nuk mund të përcaktonte nëse presidenti Trump kishte penguar penalisht hetimin e tij 22-mujor.

Kryeprokurori Barr më pas, në konsultim me zyrtarë të tjerë të Drejtësisë, vendosi se nuk kishte ndonjë pengesë të drejtësisë.

Vendimi u prit me një reagim të parashikueshëm partiak. Ndërsa demokratët e akuzuar Prokurorin e Përgjithshëm se po e shpëtonte Trumpin, presidenti pretendoi "shfajësim të plotë" edhe pasi e kritikoi hetimin nga Departamenti i Drejtësisë si të motivuar politikisht, duke rikthyer thirrjet për të hetuar hetuesit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG