Lidhje

Vritet udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadit


FILE - This image made from video posted on a militant website July 5, 2014, purports to show the leader of the Islamic State group, Abu Bakr al-Baghdadi, delivering a sermon at a mosque in Iraq during his first public appearance.
FILE - This image made from video posted on a militant website July 5, 2014, purports to show the leader of the Islamic State group, Abu Bakr al-Baghdadi, delivering a sermon at a mosque in Iraq during his first public appearance.

Sipas medias, ushtria amerikane besohet të ketë kryer një operacion në Siri, duke rezultuar në vdekjen e liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi.

Presidenti Donald Trump konfirmoi zyrtarisht vdekjen e drejtuesit të ISIS-it, përmes një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

Trump shkroi në Twitter të shtunën vonë: "Diçka e madhe sapo ka ndodhur!"

Raportimet e mediave thonë se Bagdadi u vu në shënjestër në provincën Idlib të Sirisë, në një mision që përfshinte helikopterë, avionë dhe dronë amerikanë

Në korrik një raport i OKB-së paralajmëroi se udhëheqësit e lartë të Shtetit Islamik "janë mes atyre që kanë kaluar në zonën e Idlibit".

Vdekja e Bagdadit ishte raportuar gabimisht disa herë.

Mesazhi i tij i fundit audio u lëshua në shtator, në të cilin ai premtoi se lufta kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj është shumë larg fundit.

Gjatë regjistrimit audio, më shumë se 30-minuta ai thotë se Shtetet e Bashkuara "tani po mbyten në kënetat" e Irakut dhe Afganistanit, duke shtuar se Uashingtoni është i pafuqishëm për të ndihmuar aleatët e tij në rajon dhe përreth.

Që nga viti 2016, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim deri në 25 milion dollarë për informacione që ndihmojnë për të sjellë Bagdadin para drejtësisë. Vetëm një person tjetër, udhëheqësi i al-Kaidës Ayman al-Zawahiri, ka një shpërblim kaq të lartë.

Në mars të vitit 2014, gruaja e Bagdadit u la e lirë nga militantët e Frontit al-Nusra të lidhur me al-Kaidën, së bashku me dy djemtë dhe vajzën e saj, në këmbim të 13 murgeshave të marra peng nga ai grup. Është raportuar se vetëm vajza ishte fëmija e Bagdadit. Të dy djemtë ishin fëmijët e gruas së tij, Sujidah al-Dulaimi, nga martesa e pare, përpara se të takohej me Bagdadi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG