Lidhje

Presidenti Trump konfirmon vrasjen e Al-Bagdadit


U.S. President Donald Trump makes a statement at the White House following reports that U.S. forces attacked Islamic State leader Abu Bakr al-Baghdadi in northern Syria, in Washington, U.S., October 27, 2019. REUTERS
U.S. President Donald Trump makes a statement at the White House following reports that U.S. forces attacked Islamic State leader Abu Bakr al-Baghdadi in northern Syria, in Washington, U.S., October 27, 2019. REUTERS

Presidenti Donald Trump tha se udhëheqësi i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi është vrarë pas një operacioni të forcave speciale ushtarake amerikane në Siri.

"Mbrëmë Shtetet e Bashkuara sollën terroristin numër një në botë para drejtësisë", njoftoi presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë të dielën.

"Asnjë personel amerikan nuk u dëmtua në operacion, por një numër i madh i luftëtarëve të Bagdadit u vranë", njoftoi Presidenti Trump të dielën nga Shtëpia e Bardhë.

Ai tha se udhëheqësi i Shtetit Islamik ishte fshehur në një tunel nga u përpoq të ikte, "duke qarë dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës".

Presidenti Trump tha se Bagdadi aktivizoi jelekun e tij me eksplozivë, duke vrarë gjithashtu tre fëmijë.

“Ai vdiq si qen. Vdiq si frikacak, ”shtoi presidenti Trump.

Trupi i Bagdadit u identifikuan brenda 15 minutave, tha presidenti Trump.

"Kishin ADN-në e tij dhe e sollën me vete me teknikë laboratorësh që ishin bashkë me ta" për të kryer "një provë në vend" pasi shkuan tek trupi i Bagdadit pasi pastruan disa mbeturina në "tunelin pa dalje", shpjegoi presidenti Trump i pyetur për identifikimin e Bagdadit nga gazetarët.

"I kemi marrë tashmë në shënjestër", u përgjigj presidenti Trump kur u pyet për pasardhësit e liderit të ISIS-it.

"Doja të sigurohesha që operacioni ishte i fshehtë," tha presidenti Trump kur u pyet nëse ai e kishte njoftuar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi për bastisjen.

In this image released by the White House, President Donald Trump is joined by Vice President Mike Pence, second from left, national security adviser Robert O’Brien, left; Secretary of Defense Mark Esper, second from right, and Chairman of the…
In this image released by the White House, President Donald Trump is joined by Vice President Mike Pence, second from left, national security adviser Robert O’Brien, left; Secretary of Defense Mark Esper, second from right, and Chairman of the…


Tetë helikopterë amerikanë u ndeshën me armë zjarri, ndërsa iu afruan vendit të bastisjes, sipas presidentit Trump, i cili tha "se zjarri me armë u eliminua menjëherë".

Kishte gjithashtu "shumë anije dhe avionë të tjerë" që mbështetën një grup të madh luftëtarësh amerikanë që "hynë në mënyrë të shpejtë" dhe pastaj "shkatërruan çdo gjë", tha presidenti Trump.

Rusia "nuk ishte në dijeni të misionit", shpjegoi presidenti Trump por lejoi që helikopterët të fluturonin mbi zonat që Moska kontrollon në Siri.

Presidenti Trump gjithashtu falënderoi Irakun, Sirinë dhe Turqinë për bashkëpunimin e paspecifikuar dhe shprehu mirënjohje për kurdët sirianë për ofrimin e një informacioni të dobishëm.

Në korrik, një raport i OKB-së paralajmëroi se udhëheqësit e lartë të Shtetit Islamik "janë mes atyre që kanë kaluar në zonën e Idlibit".

Vdekja e Bagdadit ishte raportuar gabimisht disa herë.

Abu Bakr al-Baghdadi
Abu Bakr al-Baghdadi


Mesazhi i tij i fundit audio u lëshua në shtator, në të cilin ai premtoi se lufta kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj është shumë larg fundit.

Gjatë regjistrimit audio, më shumë se 30-minuta, ai thotë se Shtetet e Bashkuara "tani po mbyten në kënetat" e Irakut dhe Afganistanit, duke shtuar se Uashingtoni është i pafuqishëm për të ndihmuar aleatët e tij në rajon dhe përreth.

Që nga viti 2016, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim deri në 25 milion dollarë për informacione që ndihmojnë për të sjellë Bagdadin para drejtësisë. Vetëm një person tjetër, udhëheqësi i al-Kaidës Ayman al-Zawahiri, ka një shpërblim kaq të lartë.

Në mars të vitit 2014, gruaja e Bagdadit u la e lirë nga militantët e Frontit al-Nusra të lidhur me al-Kaidën, së bashku me dy djemtë dhe vajzën e saj, në këmbim të 13 murgeshave të marra peng nga ai grup. Është raportuar se vetëm vajza ishte fëmija e Bagdadit. Të dy djemtë ishin fëmijët e gruas së tij, Sujidah al-Dulaimi, nga martesa e parë, përpara se të takohej me Bagdadin.

Bagdadi lindi në vitin 1971 në Samarra të Irakut. Ai u kap nga forcat amerikane dhe u mbajt në kampin Bucca, përgjatë kufirit Irak-Kuvajt mes vitit 2003 dhe 2009 para se të lirohej.

Në vitin 2014, ai deklaroi krijimin e "Kalifatit" të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Vetë ISIS-i shumë shpejt pushtoi pjesën më të madhe të Irakut dhe Sirisë dhe në kulmin e tij mund të ketë kontrolluar deri në 40 përqind të Irakut.

Në qershor të vitit 2017, qeveria irakiane shpalli fitoren ndaj ISIS-it në qytetin Mosul. Kryeministri irakian Haider al Abadi deklaroi fitoren e plotë ndaj grupit militant në dhjetor 2017.

Në mars të vitit 2019, Forcat e Mbrojtjes Siriane të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara njoftuan çlirimin e Baghuzit, territori i fundit i mbajtur nga ISIS-i në Siri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG