Lidhje

Vriten 5 protestues irakianë në një sulm ndaj konsullatës iraniane


Në Irak, të paktën 5 protestues u vranë në qytetin e shenjtë Karbala kur një grup u përpoq të hipë në muret e konsullatës iraniane.

Protestuesit u mblodhën të dielën vonë dhe brohorisnin, "Jashtë Irani, Karbala mbetet e lirë".

Para të shtënave, zyrtarët thanë se protestuesit hodhën objekte mbi mure dhe u përpoqën të ndiznin zjarre pranë konsullatës.

Më shumë se 250 njerëz janë vrarë që kur në Irak filluan protestat muajin e kaluar.

Dhjetëra mijëra demonstrues antiqeveritarë janë mbledhur ditët e fundit në Sheshin Tahrir të Bagdadit si dhe në të gjithë Irakun jugor, duke mbyllur fabrika, shkolla dhe universitete në shenjë proteste ndaj sistemit politik që u vendos në vend pas ndërhyrjes amerikane të vitit 2003 e cila rrëzoi diktatorin Saddam Hussein.

Kryeministri Adel Abdul-Mahdi bëri thirrje që objektet e mbyllura të rihapen, duke argumentuar se kërcënimi ndaj impianteve të naftës dhe mbyllja e rrugëve i ka kushtuar Irakut "miliona" dollarë dhe ka ndikuar në rritjen e çmimeve të konsumit në vend.

XS
SM
MD
LG