Lidhje

Presidenti bolivian thirrje për zgjedhje të reja


Presidenti bolivian Evo Morales bëri thirrje për zgjedhje të reja të dielën pas disa javë protestash për "parregullsi" në zgjedhjet e muajit të kaluar.

Presidenti njoftoi përmes një fjalimi televiziv të dielën se ai gjithashtu do të zëvendësojë organin zgjedhor të vendit.

Njoftimi i tij pason disa javë protestash pas zgjedhjeve të 20 tetorit që ai i fitoi me një diferencë të ngushtë. Organizata e Shteteve Amerikane zhvilloi një kontroll të zgjedhjeve dhe gjeti parregullsi në pothuajse çdo zonë që ajo mori në shqyrtim.

Morales, i cili po shërben në mandatin e tij të katërt si president, i kishte quajtur më parë protestat rreth zgjedhjes së tij një grusht shteti.

Presidenti nuk saktosojë nëse do të kandidojë edhe një herë në zgjedhjet e reja. Pavarësisht njoftimit të së dielës, liderët e opozitës kanë vazhduar të bëjnë thirrje që ai të jap dorëheqje.

Udhëheqësi me shërbimin më të gjatë në historinë e Amerikës Latine kishte nevojë për një avantazh prej 10 përqindësh për të shmangur balotazhin dhe për të siguruar mandatin e tij të katërt.

Rezultatet e pjesshme të publikuara pas zgjedhjeve kishin parashikuar se Morales do të përballej me balotazh në dhjetorit kundër rivalit të tij kryesor, ish presidentit Carlos Mesa.

Por, më pak se 24 orë më vonë, komisioni zgjedhor publikoi shifra të reja që treguan se me 95% të votave të numëruara, Morales ishte vetëm 0.7 përqindje larg nga 10 përqindëshi që i nevojitej.

Njoftimi shkaktoi ankesa për mashtrim nga opozita dhe shkaktoi protesta të dhunshme në disa qytete.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG