Lidhje

Prokurori i Përgjithshëm, tre kandidatët në seancë dëgjimore


Në Shqipëri Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot senacat me tre kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Drejtuesja aktuale Arta Marku, dhe dy prokurorët Fatjona Memçaj e Olsian Çela prezantuan platformat e tyre për mënyrën e drejtimit të organit të akuzës, ndërsa ju përgjigjën dhe pyetjeve të anëtarëve të Këshillit i cili brenda ditës së nesërme pritet të japë vlerësimin dhe listën me renditjen e pikëzuar të kandidatëve e cila do t’i shkojë parlamentit për përzgjedhjen e Prokurorit të ri të përgjithshëm.

Nëse Prokurorja e Përgjthshme Arta Marku, falë pozicionit që mban prej afro dy vjetësh është tanimë një emër i njohur, për dy kandidatët e tjerë, zgjedhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të zhvilluar seanca dëgjimore të hapura, ishte një mundësi e mirë për t’u prezantuar edhe publikisht. Për vetë KLP-në, ishte gjithashtu një rast, për të hequr nga vetja, dyshimet që rëndom shoqërojnë procese të tilla.

Përpara anëtarëve të Këshillit u paraqit fillimisht zonja Marku. Fakti që ajo prej një kohe jo të shkurtër është në postin që synon ta mbajë sërish me një mandat të plotë, duket se ja kufizoi mundësinë për të ofruar një strategji të gjerë për drejtimin e ardhshëm të këtij institucioni, duke i mëshuar më tepër aktivitetit të deritanishëm.

Ndonëse ka qenë në shënjestër të kritikave, sidomos të opozitës, për zvarritje sipas saj të hetimeve në çështje ku rezuton të implikuar eksponentë socialist, apo dhe për disa emërime apo lëvizje prokurorësh nga ana e saj, që janë shoqëruar, shpesh me polemika, zonja Marku theksoi se “nëse do rikthehesah pas në kohë, e them me bidnje se nuk do kisha mundur të bëja asgjë më shumë dhe asgjë më ndryshe, për shkak të kompetencave të kufizuara që kanë ekzistuar. Por Prokuroria ka qenë i vetmi institucion që ka funkionuar me kohë të plotë, dhe këtu ja kam arritur”.

Në ndryshim nga zonja Marku, dy kandidatët e tjerë ofruan element më të qartë të asaj cfarë synojnë të bëjnë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Prokurorja e Apelit Fatjon Memcaj u shpreh se “Prokurori dhe Prokuroria e Përgjithshme duhet të jenë një demonstrim i asaj që janë aty për të mbrojtur Shtetin e së drejtës, zbatimin dhe respektimin e ligjit, për të siguruar zbatim të drejtë, të barabartë e efektiv të ligjit për çdo invid që vihet përballë akuzës dhe një procesi penal. Të dëshmoj integritet, autoritet, lidership si individ, pra të demonstrojë atë çfarë sot pritet nga të gjithë njerëzit që mezi çpo presin të zbatojmë Reformën në Drejtësi”.

Kandidati tjetër Olsian Çela, ra në sy për prezantimin e një platforme tejet të detajuar, e cila përmbante nga plani veprimit, te objektivat e synuar dhe mekanizmat për realizimin e këtyre objektivave. Prokurori i Krimeve të Rënda, ndryshe nga rivalët e tij, nuk i konsideroi një pengesë kompetencat e reduktuara që Reforma në Drejtësi ka përcaktuar për Prokurorin e Përgjithshëm. "Përkundër pikëpamjes se ridimensionimi i rolit të Prokurorit të Përgjithshëm, do të ulë impaktin e tij në organin e prokurorisë, mendoj se ndryshimi në thelb, imponon një këndvështrim të rim bi mënyrën e funksionimit të organit, kuptimin edrejtë të strukturave dhe forcave brenda tij, me qëllim, implementimin e parimeve të decentralizimit dhe pavarësisë, përmes aplikimit të instrumentave efikas që do të arrijnë të sigurojnë kohezionin, bashkëveprimin dhe shfrytëzimin optimal të të gjitha kapaciteteve”, theksoi zoti Çela.

Ndikimi politik, është një plagë e vjetër e prokurorisë shqiptare. Për të tre kandidatët gjatë seancave pati një pyetje thuajse të njejtë, lidhur pikërisht me trysninë politike dhe aftësinë e tyre për t’i bërë ballë.

“Unë kam dëshmuar mjaftueshëm që nuk kam varësi nga politika. Jam anatemuar shumë për të kundërtën dhe kjo gjë është bërë sa herë ka patur një rast të veçantë, rast publik, me inyeres për opinionin. Megjthatë në momentin që rastet janë trajtuar, janë zgjidhur, unë në më shumë se një rast kam vërtetuar plotësisht të kundërtën”, deklaroi zonja Marku.

Për prokuroren Memçaj “integriteti dhe mosinfluenca është çështje e secilit prej nesh. Besoj se është një test që unë e kam kaluar. Kam qenë prokurori i parë që kam kaluar Vettingun. Nuk kam patur asnjë lloj pyeyje apo kontestimi, as nga komisioni as nga përfaqës i ONM-së. Nëse do kisha ecur në karrierë falë influencës nuk besoj se do të kaloja Vettingun”.

Ndërsa prokurori Çela i mëshoi faktit se me ndryshimet ligjore pavarësia e prokurorit është tanimë e garantuar. “Nuk ka nevojë sot prokurori t’i nënshtrohet presionit politik. Ne kaluam një process të vështirë reforme. Vettingu është ende në process. Në fund të fundit çfarë po bën ky process? Po u jep prokurorëve dinjitetin dhe garancinë për të qenë të pavarur. Dhe në këtë kuadër, Prokurori i Përgjithshëm vlen sa çdo prokuror tjetër i Republikës së Shqipërisë”.

Pas përmbylljes së seancave dëgjimore, një moment me rëndësi është renditja e kandidatëve, pasi ajo mund të rezultojë dhe përcaktuese për emrin që do të drejtojë në vitet e ardhshme organin e akuzës, ndonëse fjala e fundit i takon parlamentit. Emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm kërkon një shumicë të cilësuar me 3 të pestat e parlamentit. Në rast se ku quorum nuk arrihet, atëherë automatikisht, posti i kalon kandidatit të renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG