Lidhje

Vazhdojnë tensionet mes Izraelit dhe militantëve palestinezë


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se ndërsa Izraeli nuk dëshiron përshkallëzimin e dhunës së fundit me militantët palestinezë në Rripin e Gazës, vendi i tij do të regojë ndaj çdo sulmi.

Duke folur para fillimit të një takimi të kabinetit, zoti Netanyahu tha se grupi Xhihadi Islamik ka zgjedhjen që “të ndalojë sulmet ose të përballet me sulme të tjera”.

Forcat izraelite ndërmorën sulme ajrore të mërkurën në Rripin e Gazës ndërsa militantët hodhën raketa drejt Izraelit. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan për të paktën 18 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftimeve të martën.

Nuk ka patur njoftime për viktima nga pala izraelite. Ushtria izraelite tha se militantët palestinezë kishin hedhur më shumë se 200 raketa drejt Izraelit. Zjarri me raketa ishte një kundërpërgjigje ndaj një sulmi ajror izraelit, në të cilin u vra një komandanti i grupit Xhihadi Islamik në Rripin e Gazës.

Kryeministri Netanyahu tha se komandanti Bahaa Abu el-Atta ishte përgjegjës për shumë prej sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës drejt Izraelit dhe se ai kishte planifikuar sulme të mëtejshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG