Lidhje

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për buxhetin dëshmon në Kongres me dyer të mbyllura


USA, Washington, Mark Sandy, official of the Office of Management and Budget, arrives for a closed-door deposition as part of the House of Representatives impeachment inquiry into U.S. President Trump
USA, Washington, Mark Sandy, official of the Office of Management and Budget, arrives for a closed-door deposition as part of the House of Representatives impeachment inquiry into U.S. President Trump

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për çështje të buxhetit dëshmoi në Kongresin amerikan të shtunën në një seancë me dyer të mbyllura lidhur me procesin e hetimeve për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

Mark Sandy, një zyrtar me karrierë të gjatë në Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit, është punonjësi i parë i agjencisë që dëshmon lidhur me hetimet, pasi tre punonjës të emëruar nga Presidenti Trump sfiduan detyrimin ligjor të thirrjes nga Kongresi për të dëshmuar. Nuk është e qartë nëse ndaj zotit Sandy ishte lëshuar një kërkesë ligjore për të dëshmuar.

Zyrtari i lartë mund të ofrojë të dhëna të rëndësishme lidhur me vonesën nga ana e qeverisë amerikane për të lëvruar ndihmën prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën verën e shkuar, nën dyshimet se ndihma ishte kushtëzuar me hapjen nga presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës të hetimeve lidhur me kandidatin presidencial demokrat Joe Biden dhe djalit të tij, për siç thuhet, me kërkesë të zotit Trump.

Hetuesit po ashtu po analizojnë prentendimet e hedhura poshtë por të nxitura nga zoti Trump dhe aleatët e tij se Ukraina, dhe jo Rusia, ndërhynë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Zoti Sandy ishte mes zyrtarëve të karrierës që vunë në pikëpyetje bllokimin e ndihmës, sipas disa individëve që kanë dijeni për çështjen.

Nënshkrimi i tij gjendet në të paktën një dokument që parandaloi ndihmën për Ukrainën, sipas kopjes së dokumenteve të diskutuara nga hetuesit gjatë një seance të mëparshme. Transkriptimi i diskutimit është bërë publik. Zoti Sandy do të dëshmojë para komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve për marrëdhëniet me jashtë, zbulimin, mbikëqyrjen dhe reformën.

Përmes një deklerate, të tre komisionet e udhëhequara nga demokratët, thanë se po hetojnë “se në çfarë mase Presidenti Trump rrezikoi sigurinë kombëtare duke i kërkuar Ukrainës që të ndërhyjë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe duke bllokuar ndihmën e sigurisë të miratuar nga Kongresi për Ukrainën në përballjen me agresionin rus, si dhe çdo përpjekje për të fshehur këto çështje.”

Dëshmia e zotit Sandy vjen një ditë pasi ish ambasadorja amerikane e tërhequr nga Ukraina, Marie Yovanovitch, dëshmoi në procesin e hetimeve të Presidentit Trump, se ajo ishte “shokuar dhe tronditur” nga vërejtjet që zoti Trump bëri për të gjatë një telefonate me Presidentin Volodymyr Zelenskiy të Ukrainës. “Nuk dija se çfarë të mendoja, por isha shumë e shqetësuar”, tha ajo gjatë seancës dëgjimore para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Inteligjencën. “Mu duk si kërcënim”.

Dëshmia e saj ishte në përputhje me dëshminë me dyer të mbyllura një muaj më parë kur ajo tha se u ndje “e kërcënuar” dhe e shqetësuar për sigurinë e saj pasi zoti Trump ishte shprehur gjatë telefonatës se “ajo do të përjetojë disa gjëra”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG