Lidhje

Në Irak vazhdojnë protestat kundër qeverisë


Iraq
Iraq

Protestuesit anti-qeveritarë bllokuan rrugët kryesore në Bagdat dhe Basra të dielën, ndërsa iu përgjigjën thirrjes për një grevë vullnetare nga kleriku me influencë i sektit shiit, Muqtada al-Sadr.

Protestuesit dolën në rrugë të indinjuar nga korrupsioni i thellë, mungesa e mundësive për punësim dhe shërbimet themelore të dobëta pavarësisht pasurisë me naftë që ka ai vend.

“Nëse nuk ka vend, nuk ka orar pune. Nuk do lëvizim nga këtu deri sa të largohet individi i fundit i korruptuar.”

Në Basra, qyteti jugor i pasur me naftë, protesuesit u vunë zjarrin gomave të makinave duke bllokuar rrugët kryesore, urat dhe kryqëzimet.

Në lagjen Sadr të Bagdatit, protestuesit bllokuan rrugët duke përdorur biçikleta dhe mjete të tjera me qëllim bllokimin e njerëzve që të shkojnë në vendet e punës, duke shkaktuar trafik në disa zona.

Të paktën 320 njerëz janë vrarë dhe mijëra janë plagosur që nga fillimi i trazirave në fillim të tetorit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG