Lidhje

Opinioni publik në hetimin për shkarkimin e Presidentit


Hetimi për shkarkimin e Presidentit Donald Trump kaloi në një fazë të re të rëndësishme këtë javë, atë të seancave publike. Demokratët e opozitës besojnë se Presidenti Trump abuzoi me pushtetin, duke i bërë presion Ukrainës për të hetuar një rival politik, kandidatin presidencial demokrat Joe Biden. Ata shpresojnë se dështmitë publike do të ndikojnë në opinionin publik për të mbështetur argumentet e tyre kundër presidentit, ndërsa republikanët pritet t’i bëjnë një mbrojtje agresive Presidentit për të nxitur publikun në kundërshtimin e procesit të shkarkimit të Presidentit. Korrespodenti i Zërit të Amerikës në Uashington, Jim Malone sjell më shumë hollësi mbi rëndësinë politike të betejës për shkarkimin e presidentit.

Opinionit publik në hetimin për shkarkimin e Presidentit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:13 0:00

Dy diplomatë amerikanë me përvojë të gjatë, George Kent dhe William Taylor, ishin në qendër të vëmendjes në fillim të seancave publike të hetimit për shkarkimin e Pesidentit.

Ambasadori Taylor tha se Shtëpia e Bardhë shtyu për një kohë të shkurtër ndihmën ushtarake për Ukrainën, si pjesë e një fushate presioni nga presidenti për të kërkuar hetimin e rivalit politik Joe Biden.

"Nuk kishte kuptim që ndihma të shtyhej thjeshtë për një fushatë politike", tha William Taylor, ish ambasador i Shteteve të Bashkuara në Ukrainë.

Ligjvënësi demokrat Adam Schiff tha se sjelljet që dyshohet se i ka bërë presidenti përmbushin standartin kushtetues të krimeve të larta dhe shkeljeve që justifikojnë hetimin për shkarkimin e tij.

"A është kjo që amerikanët duhet të presin tani nga presidenti i tyre? Nëse kjo nuk është sjellje e padënueshme, çfarë është?"

Republikanët thanë se dëshmitë për veprimet e presidentit ishin të dorës së dytë dhe të tretë dhe se Ukraina përfundimisht mori ndihmën ushtarake.

Ligjvënësi Devin Nunes tha se hetimi për shkarkimin e Presidentit është pjesë e një komploti të demokratëve për të rrëzuar presidentin.

"Kushdo që është i njohur me luftën e demokratëve kundër Presidentit Trump nuk do të befasohej nga kjo dhe do ta kuptonte se të gjitha këto janë shenja tipike të një fushate të orkestruar me kujdes për të sulmuar presidentin përmes mediave."

Presidenti Trump ka thënë vazhdimisht se demokratët nuk kanë argumente.

“Asnjë president nuk që ka qenë kaq transparent. Kjo është një gjueti shtrigash në nivelin më të lartë dhe është negative për vendin tonë."

Demokratët shpresojnë se dëshmitë publike do të rrisin mbështetjen e publikut për përpjekjet e tyre kundër presidentit, thotë analistja ligjore Susan Low Bloch.

"Nuk kemi të bëjmë me një situatë, ku Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati duan të largojnë dikë sepse ai nuk u pëlqen. Kjo do të ishte e gabuar dhe nuk ka një diskutim të tillë këtu. Por, në të njëjtën kohë, ky është gjithashtu një proces politik që duhet ta ketë mbështetjen e publikut."

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se vendi vazhdon të jetë thellësisht i ndarë në lidhje me çështjen e shkarkimit të presidentit, thotë analisti Ramesh Ponnuru.

"Unë mendoj se mbetet për t'u parë se çfarë ndikimi do të ketë procesi i shkarkimit në zgjedhjet e vitit 2020. Tani është thjesht duke forcuar mendimet e mbështetësve të secilës palë."

Ndërsa seancat e dëshmive vazhdojnë, demokratët do të duhet të ndërtojnë një rast me mbështetje dypartiake për procesin e shkarkimit, thotë analisti John Fortier.

"Për shkarkimin e president duhet të ketë mbështetje të madhe nga të dyja partitë. Kështu që demokratët do të duhet të shohin shumë më tepër lëvizje në opinionin publik dhe mbase kjo do të ndodhë gjatë hetimit, por sigurisht që deri tani nuk ka patur lëvizje të madhe."

Presidenti Richard Nixon dha dorëheqjen në vitin 1974, kur mbështetja për të ra në sondazhet e opinionit publik.

Bill Klinton i mbijetoi një gjyqi të Senatit për shkarkimin e tij në vitin 1999, kur shumica e publikut ishte kundër përpjekjeve të republikanëve për ta larguar atë nga detyra

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG