Lidhje

Irani paralajmëron protestuesit antiqeveritarë


Rojet Revolucionare të Iranit paralajmëruan protestuesit antiqeveritarë se do të ndërmarrin veprime "vendimtare" nëse protestat kundër rritjes së çmimit të benzinës nuk ndalen, tha televizioni shtetëror të hënën.

Paralajmërimi duket se nënkupton masa të shpejta kundër protestave që shpërthyen në mbarë vendin si përgjigje ndaj një njoftimi zyrtar për racionimin e benzinës dhe rritjen e çmimit të saj me të paktën 50 përqind.

"Nëse është e nevojshme do të ndërmarrim një aksion vendimtar dhe revolucionar kundër çdo hapi që prish qetësinë dhe sigurinë e njerëzve," thanë Rojet në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore.

Që nga rritja e çmimit, demonstruesit kanë braktisur automjetet përgjatë autostradave kryesore dhe u janë bashkuar protestave masive në kryeqytetin, Teheran dhe qytete të tjera. Disa protesta janë shndërruar në dhunë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG