Lidhje

Tiranë: OSBE-ja tryezë për reformën zgjedhore dhe financimin e partive

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian organizoi sot në Tiranë një tjetër treyzë teknike për reformën zgjedhore, ku tema kryesore ishte financimi i partive politike.

Tiranë, tryeza e OSBE-së për reformën zgjedhore
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:00 0:00

Bashkëkryetarja opozitare e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, Rudina Hajdari, tha se “ekspertët e Këshillit të Europës dhe të NDI po japin disa sugjerime të vlefshme mbi transparencën e financimeve partiake, e po ashtu pjesëmarrja e partisë demokratike me propozimet e veta”. Ndërsa bashkëdrejtuesi tjetër i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore tha se “në këto takime po mblidhen edhe shumë sugjerime nga ekspertë vendas dhe nga partitë politike të opozitës, madje rregullimi i financimeve zgjedhore mund të reformojë edhe vet forcat politike nga brenda”.

Opozita e bashkuar jashtëparlamentare ka tashmë platformën e saj “për çlirimin e zgjedhjeve nga krimi i organizuar”, ku sipas përfaqësuesit të partisë demokratike, Ivi Kaso, “propozohet mes të tjerash ulja e kostove të fushatave dhe financimi i partive plotësisht nga shteti”.

Por vëzhgues të shoqërisë civile ende janë skeptikë për suksesin e takimeve të tilla.

Drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta, me një përvojë më shumë se dy dekada në vëzhgimin e proceseve zgjedhore, thotë se “këto takime përsëriten shpesh dhe thuhen të njëjtat gjëra, përsëri po humbet shumë kohë dhe ende nuk po dëgjohet një vullnet i qartë i partive për cështjet themelore, si depolitizimi i komisioneve zgjedhore, prekja e sistemit zgjedhor, përdorimi i teknologjisë apo votimi i emigrantëve”.

Një tjetër pjesëmarrës në tryezën e sotme është edhe pedagogu dhe veprimtari i Nismës Thurrje Endri Shabani. Ai thotë se “një grup individësh të pasur dhe grupe kriminale janë bërë aksionerë të partive politike dhe kanë më shumë pushtet brenda tyre sa anëtarët e thjeshtë. Dhe kjo mund të ndryshojë me ndryshmin e sistemit zgjedhor”.

Kryerja e reformës zgjedhore është edhe një nga kërkesat kryesore të ndërkombëtarëve, ndërsa palët janë angazhuar që mund ta përmbyllin atë përpara krishtlindjeve të këtij viti.

This item is part of
XS
SM
MD
LG