Lidhje

SHBA, Mundësia e zgjedhjes së një gruaje në postin e presidentes


Ndërsa 59 vende të tjera kanë zgjedhur gra si kryetare shtetesh, Shtetet e Bashkuara duhet ende të krisnin atë që ish-kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton e quajti "tavanin më të lartë dhe më të vështirë të qelqit". Humbja e zonjës Clinton ndaj Presidentit Donald Trump në vitin 2016 mund të ketë hapur rrugën për pesë kandidatet demokrate që kandidojnë aktualisht për kandidaturën presidenciale në vitin 2020. Por siç njofton korrespondenti Brian Padden i Zërit të Amerikës, humbja e zonjës Clinton përforcoi gjithashtu dyshimet për mundësinë e zgjedhjes së një gruaje në postin më të lartë të vendit.

Duke analizuar përsëri humbjen e saj në zgjedhjet e vitit 2016 ndaj Presidentit Trump, Hillary Clinton kohët e fundit tha se stereotipet gjinore dhe seksizmi kontribuan në humbjen e saj.

“Nga letërsia dhe historia më e hershme, mësojmë se ka patur injorim dhe të gjitha llojet e seksizmit dhe paragjykimeve ndaj grave. Nuk ka asgjë të re këtu", tha zonja Clinton.

Trajtimi i grave nga Donald Trumpi – që nga etiketimi i zonjës Clinton si një "grua e keqe" deri tek kritikat për pamjen e jashtme të grave - kombinuar me emërimin e kandidatëve gjyqësorë kundër abortit dhe deklaratat racore përçarëse ndihmuan në nxitjen e një numri rekord të grave që kandiduan në zgjedhjet e mesit të mandatit për Kongres vitit e kaluar .

Tani, shumë gra po kandidojnë në garën presidenciale të Demokratëve për vitin 2020. Konkurrentët përfshijnë tre senatore amerikane: Elizabeth Warren nga Masaçjusets, Kamala Harris nga Kalifornia dhe Amy Klobuchar nga Minesota.

Të gjitha përballen me një pengesë të për t’u zgjedhur për shkak të gjinisë së tyre.

Në këtë vend, kemi një prototip të caktuar për president. Ka qenë gjithmonë një burrë. Ne mendojmë në një mënyrë të caktuar për udhëheqjen presidenciale. Dhe gratë nuk përfshihen në këtë prototip”, thotë Christina Reynolds, me grupin Emily's List.

Kandidatet demokrate mund të jenë veçanërisht të ndjeshme ndaj sulmeve të paragjykimit gjinor që i portretizojnë ato si tepër emocionale dhe jo aq të ashpra sa burrat në mbrojtjen e kauzave si zgjerimi i kujdesit shëndetësor për të varfërit.

"Kjo ndoshta përforcon pikëpamjet ekzistuese në Partinë Demokrate. Ndonjëherë për të fituar shumicën duhet të luftosh pak kundër stereotipeve”, thotë Ramesh Ponnuru me Institutin American Entreprise.

Pas humbjes së zonjës Clinton, disa hodhën dyshime në se një demokrat mashkull do të kishte shanse më të mira për të fituar votat e amerikanëve që shkuan për Trumpin në vitin 2016.

Por kandidatet e sotme demokrate kundërshtojnë çdo nocion se tani nuk është koha e tyre.

"Vendosja e më shumë grave në poste drejtuese çon në përparim dhe nuk është gjithmonë e lehtë. Nuk fiton dot për atë që nuk lufton”, thotë senatorja Elizabeth Warren.

Një tjetër pretendent demokrat, ish Nënpresidenti Joe Biden, kohët e fundit e kritikoi senatoren Elizabeth Warren si të irrituar dhe joelastike. Zonja Warren u përgjigj me një email ku shkruante, "Jam e irrituar dhe e jam krenare për këtë cilësi".

Kandidatet e sotme nuk kanë drojë të vënë në pah sulmet e perceptuara seksuale ose standardet e dyfishta në mënyrën se si ato portretizohen.

“Kjo i ka bërë të gjithë të mendohen – a do ta trajtoja në të njëjtën mënyrë një kandidat mashkull? Dhe kjo është gjë e mirë për të gjithë ne”, thotë analistja Christina Reynolds.

Zgjedhjet e fundit tregojnë rritje të mbështetjes për kandidatet demokrate dhe anketat tregojnë humbje të mbështetjes së grave për presidentin Trump.

Gratë do të luajnë një rol kritik në rezultatin e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm – përfshirë faktin në se një grua do të thyejë tavanin e qelqtë në garën presidenciale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG