Lidhje

Gjykata e Lartë, vendim të përkoshëm kundër dorëzimit të taksave të Presidentit Trump në Kongres


Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara, po lejon tani për tani që dokumentat e taksave të Presidentit Donald Trump të mos i dorëzohen demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve.

Shtyrja e së hënës u jep mundësi anëtarëve të Gjykatës së Lartë që të vendosin se si do ta trajtojnë kërkesën e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një kërkesë tjetër të ngjashme nga prokurori i distriktit të Manhatanit. Gjykata e Lartë po i jep kohë Presidentit Trump deri më 5 dhjetor për të depozituar një apelim të plotë ndaj një vendimi të një gjykate më të ulët, sipas së cilit llogaritarët e tij duhet të dorëzojnë dokumentat që tregojnë se sa taksa ka paguar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG