Lidhje

Situata në Durrës vazhdon të jetë dramatike


Situata në Durrës vazhdon të jetë dramatike
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:32 0:00

Situata pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës vazhdon të mbetet dramatike. Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e banorëve kanë mbetur të pastrehë. Në qytet kanë ardhur edhe vullnetarë të shumtë nga Shqipëria e Kosova.

Gjendja në Durrës mbetet e nderë. Shumë banorë të mbetur pa strehë sillen në sheshet përreth pallateve të dëmtuara me dyshimin të hyjnë nëpër shtëpi apo jo. Një pjesë tjetër, iu shkatërruan fare shtëpitë dhe presin për një zgjidhje apo strehim të shpejtë në prag të dimrit.

Në lagjen e plazhit ende vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmeti në një hotel të rrëzuar, ndërsa banorë të shumtë ofrojnë shtëpitë e tyre për të futur të pastrehët.

Në qytetin e Durrësit oborret e shkollave janë kthyer në qendra të ndihmave të ndryshme, ushqime e veshmbathje. Një numër jo i vogël njerëzish afrohen aty në pritje të një gjelle të ngrohtë, ndërsa një pjesë tjetër janë strehuar në hotelet e bregdetit, të cilët i kanë hapur dyert.

Në qendrat shkollore kanë ardhur të ndihmojnë mjaft të rinj nga gjithë Shqipëria, edhe vullnetarë nga Tirana, shumica studentë dhe nxënës shkollash:

Një tjetër ndihmë e madhe për qytetarë e goditur nga tërmeti janë edhe specialistët e mjekësisë. Midis shumë mjekëve dhe studentëve vendas ishin edhe një grup mjekësh vullnetarë nga Vushtria e Kosovës.

Forcat policore dhe ushtarake të Kosovës ishin gjithashtu të përkushtuar në pëkujdesjen për familjet e goditura nga tërmeti për të shpëtuar njerëzit e plagosur dhe për të ndihmuar të tjerët.

Këta mjekë, ushtarakë dhe policë i vizituan sot presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dhe kryeministri i qeverisë në detyrë, Ramush Haradinaj, ndërsa sasi të jashtëzakonshme ndihmash kanë ardhur në Durrës e Thumanë edhe nga shumë biznese prej pothuajse gjithë qyteteve të Kosovës.

Por përsëri nevojat janë të mëdha, për shtëpi, ushqime, ngrohje dhe stabilitet në qytetin bregdetar, trualli i të cilit ende po merr lëkundje të lehta dhe ku siguria mund të kthehet sërish pas një kohe të gjatë me aq shumë ndërtesa të plasura.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG