Lidhje

Peru, lirohet Keiko Fujimori, akuzohet për korrupsion


Keiko Fujimori, dikur një nga udhëheqëset kryesorë të opozitës në Peru dhe dy herë kandidate për presidente është liruar nga burgu.

Vajza e ish-presidentit të burgosur Alberto Fujimori, qëndroi në burg për 13 muaj ndërsa po hetohej në lidhje me dyshimet për korrupsion. Ajo akuzohej se kishte marrë 1.2 milionë dollarëve nga kompania gjigande e ndërtimit braziliane “Odebrecht”.

Gjykata Kushtetuese votoi në fillim të kësaj jave në favor të lirimit të Keiko Fujimorit. Por gjykata vuri në dukje se vendimi i saj nuk ishte një gjykim mbi fajësinë apo pafajësinë e zonjës Fujimori.

Ndërsa dilte nga burgu Keiko Fujimori tha se qëndrimi pas hekura për 13 muaj ishte periudha më e dhimbshme e jetës së saj.

Bashkëshorti i Keiko Fujimorit, me shtetësi amerikane ishte futur në grevë urie në një përpjekje për lirimin e saj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG