Lidhje

Hong Kong, Lam kritikon ligjin amerikan për të drejtat e njeriut


Shefja ekzekutive e Hong Kongut Carrie Lam kritikoi të martën ligjin e nënshkruar nga Presidenti Donald Trump, ligj i cili mbështet të drejtat e njeriut në këtë territor. Ajo e quajti atë një vendim për të ardhur keq dhe ndërhyrje në punët e qytetit.

Zonja Lam u tha gazetarëve se banorët e Hong Kongut gëzojnë një shkallë të gjerë lirie në shumë zona. Gjithashtu ajo i doli në mbrojtje përdorimit të gazit lotsjellës nga ana e policisë gjatë marshimit për demokraci të së dielës, për zhvillimin e të cilit autoritetet kishin dhënë më parë miratim.

Pas nënshkrimit të projekligjit në ligj nga Presidenti Trump të enjten e kaluar Kina reagoi me zemërim. Në shenjë proteste autoritetet në Pekin thirrën për një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara dhe thanë se ligji do të dëmtonte bashkëpunimin me Uashingtonin.

Në Hong Kong me mijëra protestues u mblodhën në një nga sheshet në qendër të qytetit për të falënderuar Shtetet e Bashkuara për miratimin e ligjit që parashikon vendosjen e sanksionet ndaj atyre zyrtarëve kinezë dhe të Hong Kongut që abuzojnë me të drejtat e njeriut në këtë territor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG