Lidhje

SHBA dhe Irani shkëmbejnë dy të burgosur


Iran Detained American
Iran Detained American

Irani dhe Shtetet e Bashkuara bën një shkëmbim të burgosurish sot. Irani liroi një student amerikan të diplomuar në Universitetin Princon në shkëmbim të një shkencëtari iranian, duke shënuar kështu një përparim të mundshëm mes Teheranit dhe Uashingtonit pas muajt të tërë tensionesh.

Kryediplomati iranian Mohammad Javad Zarif bëri njoftimin e parë për shkëmbimin në rrjetin social Twitter. Shkëmbimi përfshin studentin e diplomuar Xiyue Wang dhe shkencëtarin Massoud Soleimani.

“Jam i kënaqur që Profesor Massoud Soleimani dhe zoti Xiyue Wang do të bashkohen me familjet e tyre së shpejti. Falenderoj të gjithë të angazhuarit në këtë proces dhe kryesisht qeverinë zvicerane”, postoi në rrjetin Twitter Zarif.

Kryediplomati iranian konfirmoi në Twitter thashethemet që qarkullonin prej disa ditësh se po punohej për një marrëveshje për të liruar zotin Wang.

Përmes një deklerate të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump pranoi se zoti Wand ishte i lirë, duke u shprehur se “ai po kthehej në Shtetet e Bashkuara”.

“Zoti Wang ishte mbajtur nën pretendimet për spiunazh që nga gushti i vitit 2016", tha zoti Trump. “Felenderojmë partnerët zvicerianë për ndihmën e tyre në negociatat me Iranin për lirimin e zotit Wang”.

Ambasada e Zvicrës përfaqëson interesat amerikane në Teheran që nga mbyllja e ambasadës amerikane në Iran në vitin 1979, kur studentët pushtuan ambasadën dhe morën peng personelin e saj në një krizë që zgjati 444 ditë.

Brian Hooks, përfaqësuesi i posaçëm amerikan për Iranin, shoqëroi shkencëtarin iranian në Zvicër për të bërë shkëmbimin dhe do të kthehet me zotin Wang, sipas një zyrtari amerikan që foli në kushte anonomiteti. Shkëmbimi ndodhi në Zurih ndërsa zoti Hook dhe Wang u nisën në drejtim të Landstuhlut të Gjermanisë, ky zoti Wang do të ekzaminohet nga mjekët, thanë zyrtarët. Zoti Wang do të mbahet në Gjermani për disa ditë për ekzaminime të mëtejshme.

Megjithëse zoti Hook ishte i pranishëm për shkëmbimin, zyrtari tha se këshilltari i sigurisë së zotit Trump Rober O’Brian luajti rolin kryesor në negociatat që datojnë nga koha kur ai ishte përfaqësues special për çështjet e pengjeve në Departamentin e Shtetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG