Lidhje

Francë, greva mbarëkombëtare paralizon vendin


A sign depicting French politicians and reading "Here are the troublemakers" and flags with flares are displayed during the yellow vests 56th round demonstration in Paris, Dec. 7, 2019.
A sign depicting French politicians and reading "Here are the troublemakers" and flags with flares are displayed during the yellow vests 56th round demonstration in Paris, Dec. 7, 2019.

Greva më serioze në disa dekada që ka përfshirë mbarë Francën i ka zemëruar udhëtarët gjatë fundjavës, ndërsa shoferët e kamionëve bllokuan rrugët kryesore. Shërbimet kryesore të transportit po ashtu vazhduan të funksionojnë nën kapacitetin normal.

Shqetësimi se propozimi i Presidentit Emmanuel Macron për reformën e pensionit do të detyrojë miliona njerëz që të punojnë më gjatë ose të kenë përfitime më të vogla, shkaktuan të enjten grevën e udhëhequr nga sindikatat, duke bllokuar një pjesë të mirë të vendit.

Shoferët e kamionëve bllokuan rrugët të shtunën në rreth 10 rajone të Francës duke protestuar kundër propozimit për rritjen e taksave të naftës për automjetet komerciale.

Protestuesit me jelekë të verdhë, që mbushin rrugët të shtunave prej një viti për të shprehur zhgënjimin lidhur me koston e lartë të jetesës në Francë, duket se shfrytëzuan rastin për të përfituar me grevën mbarë kombëtare.

Disa qindra prej tyre nisën një protestë të re të shtunën në Paris ndërsa u përleshen me policinë në pjesën jugore të qytetit.

Udhëtimi në Francë ishte problematik të shtunën, me vetëm një prej 10 trenave rajonalë në punë dhe me vetëm një prej gjashtë trenave të shpejtësisë së lartë në funksionim. Udhëtimi ajror po kthehet në normalitet pasi autoritetet hoqën kufizimet e udhëtimit. Më shumë se 800 mijë njerëz morën pjesë në ditën e parë të demostratave të enjten.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG