Lidhje

Ligjvënësit demokratë punojnë gjatë fundjavës në hetimin kundër Presidentit Trump


Ligjvënësit demokratë u takuan privatisht të shtunën për të punuar për hetimin ndaj Presidentit Donald Trump, ndërsa po afrohet një votimi për shkarkimn e Presidentit ndoshta para festave të Krishtlindjeve.

Demokratët në Komisionin Juridik të Dhomës po punojnë gjatë fundjavës për të shqyrtuar provat kundër presidentit republikan dhe për të hartuar akuzat që mund të rekomandojnë për një votim të plotë të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten.

Ligjvënësit shpalosën të shtunën një raport prej 55 faqesh ku parashtrojnë faktet mbi të cilat mund të bazohen akuzat.

Të premten, Shtëpia e Bardhë tha se nuk do të bashkëpunojë me procedurat e mbetura të Dhomës së Përfaqësuesve që synojnë shkarkimin e Presidentit Trump.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG