Lidhje

Shoqata e Gazetarëve të Kosovës dënon paketën antishpifje


Shoqata e Gazetarëve të Kosovës e cilësoi paketën ligjore "antishpifje" të qeverisë së Shqipërisë një rast të pashembullt në botën demokratike.

Ajo tha në një komunikatë se gazetarët e Kosovës i bashkohen "thirrjes së gazetarëve dhe mediave shqiptare, organizatave të medias, të shoqërisë civile si dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat kërkojnë nga qeveria të tërheqë paketën ligjore anti-shpifje që i është propozuar Parlamentit".

Shoqata thotë se ndryshimet në ligjin për mediat audiovizuale dhe ligjin për komunikimet elektronike do të censurojnë drejtpërdrejt median online dhe rrezikojnë seriozisht lirinë e shprehjes.

E drejta e fjalës në çdo vend demokratik, thuhet në komunikatë, trajtohet nga kodet e etikës dhe organet vetërregulluese të medias.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG