Lidhje

Kompania zviceriane pezullon aktivitetin në gaz-sjellësin Nord Stream 2

FILE - A worker puts a cap to a pipe at the construction site of the Nord Stream 2 gas pipeline, near the town of Kingisepp, Leningrad region, Russia, June 5, 2019.
FILE - A worker puts a cap to a pipe at the construction site of the Nord Stream 2 gas pipeline, near the town of Kingisepp, Leningrad region, Russia, June 5, 2019.

Një kompani që operon anijet që vendosin seksione të një gaz-sjellësi të ri gjermano-rus, tha të shtunën se po pezullon punën pasi Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi legjislacionin që kërcënon me sanksione.

Presidenti Trump nënshkroi të premten projektligjin e miratuar në fillim të kësaj jave nga Senati që parashikon sanksione ndaj individëve dhe kompanive të përfshira në shtrimin e tubacioneve të gaz-sjellësit Nord Stream 2 nën Detin Baltik nga Rusia në Gjermani.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë një kundërshtar i hapur i gaz-sjellësit, i cili do të transportojë gaz natyror në rreth 1.200 kilometra. Së bashku me vendet e Evropës Lindore që gjithashtu kundërshtojnë projektin, qeveria amerikane argumenton se gaz-sjellësi do të rrisë varësinë e Evropës tek energjia e Rusisë.

Të shtunën, kompania Allseas me qendër në Zvicër, e cila operon anije që shtrojnë seksione të gaz-sjellësit nënujor, tha në një deklaratë të shkurtër se në pritje të zbatimit të Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), Allseas ka pezulluar aktivitetet e saj për gaz-sjellësin Nord Stream 2.

Kompania "do të presë udhëzime që përmbajnë sqarimet e nevojshme rregullatore, teknike dhe mjedisore nga autoriteti përkatës i SHBA", shkruhet në deklaratë.

Ndërtimi i gaz-sjellësit është tashmë në hapat e fundit, dhe nuk është e qartë se çfarë ndikimi do të kenë sanksionet amerikane. Zëdhënësi i gaz-sjellësit Nord Stream 2, Jens Mueller tha në një deklaratë me email se "përfundimi i projektit është thelbësor për sigurinë e furnizimit evropian".

"Ne së bashku me kompanitë që mbështesin projektin do të punojmë për përfundimin sa më shpejt të gaz-sjellësit," shtoi ai.

Qeveria gjermane shrehu keqardhje për miratimin e legjislacionit të SHBA. "Qeveria gjermane hedh poshtë sanksione të tilla jashtë-territoriale," tha zëdhënësja Ulrike Demmer në një deklaratë. "Ato prekin kompanitë gjermane dhe evropiane dhe përbëjnë një ndërhyrje në punët tona të brendshme."

This item is part of
XS
SM
MD
LG