Lidhje

Francë: Greva paralizon transportin për festat e fundvitit


Dita e Krishtlindjes nuk solli asnjë lehtësim për udhëtarët në Francë, ndërsa një grevë e transportit hyri në javën e katërt, duke prishur planet e mijëra vetëve për të kaluar festën me të dashurit e tyre.

Shumë prej tyre, u përpoqën të gjenin alternativa të tjera transporti minutën e fundit, ndërsa protesta kundër reformës së sistemit të pensioneve, shkaktoi anulim ose vonesa të udhëtimeve me tren dhe taksi.

Vetëm një pjesë e vogël e trenave ekspres dhe metrove, ishin në funksionim në prag të Krishtlindjes, edhe më pak në ditën e Krishtlindjes. Stacionet kryesore të trenave ishin mbyllur në mëngjes dhe vetëm dy nga 16 linjat e metrosë që punojnë pa drejtues mjeti ishin në qarkullim.

Negociatat mes qeverisë dhe sindikatave javën e kaluar dështuan pa rezultat dhe punonjësit thanë se do të vazhdonin grevën edhe për festa nëse zyrtarët nuk heqin dorë nga planet për reformimin e skemës së pensionit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG