Lidhje

Bota feston Vitin e Ri 2020


Njerëzit në të gjithë botën po mblidhen për festimet tradicionale për të mirëpritur vitin 2020.

Entuziastët në Zelandën e Re dhe ishujt e tjerë të Paqësorit ishin ndër të parët që festuan vitin e ri me shfaqje të fishekzjarreve.

Festimet gjetkë në botë janë duke u lënë në hije nga shqetësime të tjera, përfshirë në Australi, ku shfaqja e fishekzjarreve në Sidnei zhvillohet pasi komunitetet e tjera të vendit i anuluan ato, për shkak të një krize të zjarrit.

Në Hong Kong, shfaqja e zakonshme e fishekzjarreve u anulua për shkak të asaj që zyrtarët thanë se ishin shqetësime të sigurisë në qytet që ka parë muaj protestash pro-demokracisë.

Festime janë planifikuar të zhvillohen ndërsa viti i ri troket në qytetet e mëdha nga Berlini në Dubai dhe nga Londra në Nju Jork.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG