Lidhje

Giuliani, gati të dëshmojë në gjyqin ndaj Presidentit Trump


Rudy Giuliani, avokati personal i Presidentit amerikan Donald Trump dhe një figurë kryesore në presionin ndaj Ukrainës për të nisur hetimet për të përfituar politikisht Trump-i, thotë se ai do të dëshmonte në gjyqin për shkarkimin e presidentit dhe do të bënte gjithçka që mundej për ta nxjerr atë të pafajshëm.

"Do të dëshmoja. Do të jepja leksione, do të jepja përmbledhje faktesh", tha zoti Giuliani ndërsa mbrriti të martën në darkë në festën e Vitit të Ri në pronën e Presidentit Trump në Florida.

Giuliani, ish kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut dhe mik i ngushtë prej një kohe të gjatë Presidentin Trump, nuk pritet të jetë një nga avokatët e tij që do ta mbrojnë në një gjykim të Senatit, që ende nuk është planifikuar, me këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipillone, që ka gjasa të jetë avokati kryesor i Trumpit.

Trump përballet me dy akuza të fajësimit të miratuara muajin e kaluar nga shumica e ligjvënësve demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët ndërsa republikanët i kundërshtuan ato njëzëri. Trump akuzohet se ka abuzuar me pushtetin duke i bërë trysni Kievit për të hapur një hetim ndaj një prej sfiduesve të tij më të mirë demokratë në vitin 2020, ish-nënpresidentin Joe Biden dhe akuzën e pengimit të Kongresit në hetimin për veprimet e tij të lidhura me Ukrainën.

Dëshmia e zotit Giuliani, nëse ndodh ndonjëherë, mund të jetë informuese.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG