Lidhje

Vrasja e Soleimanit, Shqipëria mbështet Shtetet e Bashkuara


Shqipëria mbështet sulmin e Shteteve të Bashkuara që çoi në vrasjen e gjeneralin më të fuqishëm të Iranit, Qassem Soleiman. Përmes një statusi në Twitter, kryeministri Edi Rama theksoi mbrëmjen e së premtes se “si një vend që njohu pak kohë më parë veprimtarinë ogurzezë të Iranit kundër botës së lirë dhe mori distancë të qartë nga ajo, Shqipëria nuk mund të mos miratojë me forcë qëndrimin e Presidentit amerikan Donald Trump, ndaj një aktivisti të egër të regjimit të Teheranit”, shkruan kryeministri Rama duke theksuar se “ne qëndrojmë të vendosur me SHBA-të dhe shpresojmë që të gjithë ta bëjnë këtë”.

Më herët dhe Partia Demokratike kishte shprehur gjithashtu mbështetjen ndaj “angazhimit të SHBA-ve, në luftë kundër terrorit. Vendimi i Presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është një akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes”, theksohet në një postim në Twitter-in e forcës kryesore të opozitës, ku nënvizohet se “PD, në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA-ve”.

Shqipëria ka qenë vetë në qendër të aktiviteteve terroriste të organizuara nga Irani. Tetorin e kaluar, policia shqiptare njoftoi se kishte zbuluar skemën e funksionimit të një celule iraniane e cila kishte patur si synim kryerjen e akteve terroriste në territorin shqiptar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG