Lidhje

NATO pezullon trajnimet në Irak, por jo misionin


NATO ka pezulluar një mision trajnimi në Irak pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani nga një sulm ajror amerikan. Njoftimi u bë të shtunën nga një zëdhënës i aleancës.

"Siguria e personelit tonë në Irak është parësore", tha Dylan White. Ai shtoi se aleanca do të vazhdojë të marrë të gjitha masat paraprake të nevojshme.

Misioni i NATO-s tha ai vazhdon, por trajnimit janë pezulluar përkohësisht.

Soleimani ishte kreu i forcës elitë iraniane Quds dhe udhëheqës strategjik i Teheranit në rajon. Ai u vra të premten herët në mëngjes pranë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit së bashku me disa ushtarakë irakianë pas një sulmi ajror të urdhëruar nga Presidenti Donald Trump. Sulmi ka bërë që tensionet rajonale të rriten dhe kanë vënë në provë aleancën amerikane me Irakun.

Misioni në Irak përbëhet nga një personel prej disa qindra vetësh nga vendet aleate dhe ato jo-anëtarë të NATO-s.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG