Lidhje

Iranianët nderojnë gjeneralin e vrarë


Dhjetëra mijëra vetë u mblodhën në Ahvaz, një qytet në jug-perëndim të Iranit, për të nderuar Qasem Soleimanit komandantin e forcës Quds i cili u vra më 3 janar pas një sulmi ajror amerikan në Irak.

Televizioni shtetëror transmetoi pamjet e drejtpërdrejta të ceremonisë të së dielës ku shfaqeshin njerëz të veshur me të zeza duke kënduar e rrahur gjoksin si shprehje homazhi për Soleimanin, trupi i të cilit u kthye në Iran pak përpara agimit të së dielës.

Irani ka shpallur tre ditë zie kombëtare për nder të Soleimanit dhe trupi i tij do të dërgohet në qytetin e shenjtë të Mashadit dhe në Teheran përpara se të varroset në vendlindjen e tij në Kerman, më 7 janar.

Në cilësinë e kreut të forcës Quds, 62-vjeçari Soleimani pati ndihmuar në orkestrimin e operacioneve të fshehta ushtarake të Teheranit.

Forca Quds është cilësuar si një organizatë terroriste e huaj nga Shtetet e Bashkuara.

Qasem Soleimani u vra gjatë një sulmi ajror amerikan në orët e para të mëngjesit të 3 janarit, një sulm që rriti tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG