Lidhje

Teherani: Do të pasurojmë uranium pa kufizime


Irani njoftoi të dielën se do të tërhiqet edhe më tej nga angazhimet në kuadër të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015-s me gjashtë fuqi të mëdha, duke pasuruar uranium pa kufizime. Por Teherani njoftoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me agjencinë mbikqyrëse të OKB-së.

Televizioni shtetëror bëri të ditur se Irani nuk do të respektojë asnjë kufi të caktuar në paktin bërthamor, qoftë atë që kufizon numrin e centrifugave të pasurimit të uraniumit apo nivelin e uraniumit të pasuruar, qoftë atë mbi aktivitetet kërkimore e të zhvillimit bërthamor të Iranit.

Irani i ka tejkaluar në mënyrë të qëndrueshme kufijtë e marrëveshjes mbi aktivitetin bërthamor si përgjigje ndaj tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja në vitin 2018 si dhe rivendosjes nga Uashingtoni të sanksioneve që kanë shkatërruar tregtinë e naftës së Iranit.

Tërheqja nga marrëveshja e Shteteve të Bashkuara me vendim të Presidentit Donald Trump çoi në një përkeqësim të fortë të marrëdhënieve SHBA-Iran.

Fuqitë evropiane po përpiqen ta shpëtojnë marrëveshjen, por Irani i ka akuzuar ato se nuk po bëjnë sa duhet.

Ndërsa shkeljet e para të marrëveshjes sollën pak ndryshim në lidhje me pasurimin e uraniumit, rritja e numrit të centrifugave të avancuara mund të ketë ndikim domethënës, thanë disa diplomatë për agjencinë e lajmëve Reuters.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG