Hetuesit iranianë thanë të enjten se ekuipazhi i aeroplanit ukrainas të pasagjerëve, që u rrëzua pak pasi u nis nga aeroporti i Teheranit, ishte përpjekur të kthehej mbrapra, dhe se piloti nuk kishte komunikuar me radio për ndonjë problem.
Raporti paraprak nga Organizata e Aviacionit Civil të Iranit po ashtu citoi dëshmitarë në tokë dhe nga avionë në ajër të kenë thënë se aeroplani i linjës ajrore “Ukraine International Airlines”ishte përfshirë nga zjarri para se të rrëzohej.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy e deklaroi të enjtën ditë zie për të 167 pasagjerët dhe 9 anëtarët e ekuipazhit që humbën jetën kur avioni që kishte për destinacion Kievin u rrëzua mëngjesin e së mërkurës. Presidenti Zelenskiy tha se një grup ekspertësh ukrainas do të shkojnë në Teheran për të ndihmuar me hetimet për rrëzimin e avionit të pasagjerëve.
Facebook Forum