Lidhje

Ligji mbi lirinë fetare në Malin e Zi


Ligji mbi lirinë fetare në Malin e Zi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:07 0:00

Analisti i njohur nga Mali i Zi dhe njohësi i mirë i raporteve serbo-malazeze, Andrej Nikolaidis shpjegon tensionet në marrëdhëniet midis Podgoricës dhe Beogradit të shkaktuara nga miratimi i Ligjit për liritë fetare.

Ky ligj ka nxitur protesta të dhunshme, zemërim dhe kërcënime të komunitetit serb dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Ligji mbi lirinë fetare në Malin e Zi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:07 0:00

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Nikolaidis vë në dukje se ligji është përgatitur që nga viti 2014 me një procedurë të rregullt dhe tejet transparente.

“Ligji mbi liritë fetare nuk është bërë në fshehtësi. Përkundrazi, puna në këtë ligj ka nisur që nga viti 2014 me një procedurë të rregullt dhe transparente. Dhe në fund ky ligj kaloi Komisionin e Venecias dhe si i tillë ishte në harmoni me të gjitha ligjet dhe standardet juridike të BE-së”, thotë Nikolaidis.

Si problem të veçantë Nikolaidis cilëson Kishën Ortodokse Serbe në Malin e Zi, e cila nuk pranon që të veprojë si një subjekt juridik ashtu siç veprojnë subjektet tjera fetare në Malin e Zi.

“Kisha Ortodokse Serbe refuzon të veprojë si një subjekt juridik në mal të Zi. Nuk pranon të regjistrohet si subjektet tjera fetare, siç janë bashkësia islame dhe kisha katolike. Në këtë mënyrë kundërshton t'u nënshtrohet ligjeve të Malit të Zi”, thotë Nikolaidis.

Nikolaidis vlerëson se Kisha Ortodokse Serbe mohon identitetin shtetërorë të Malit të Zi dhe në këtë kuadër është e dirigjuar nga Beogradi për të shkaktuar pakënaqësi dhe kaos në Mal të Zi.

“Në Beograd i kanë marrë udhëzimet dhe në Mal të Zi kanë shkaktuar kaos si në parlament ashtu edhe nëpër rrugët e vendit. Këto veprime janë ndërhyrje në çështjet e brendshme të një shteti të pavarur siç është Mali i Zi dhe paraqet kërcënim serioz për identitetin shtetëror të Malit të Zi”, thotë analisti i njohur nga Mali i Zi, Andrej Nikolaidis.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG