Lidhje

Kaliforni, mblidhet kuvendi për rezistencë në Iran


Më shumë se një mijë anëtarë të komunitetit amerikano-iranian të Kalifornisë u mblodhën në Los Anxheles të shtunën për "Kuvendin e Kalifornisë për rezistencë në Iran".

Pjesëmarrësit dëshmuan angazhimin e tyre për ndryshimin e regjimit në Iran.

Një nga folësit kryesor ish-ligjvënësi Patrick Kennedy tha se Irani u përpoq me buldozerë të mbulojnë faktet në vendin e rrëzimit të avionit. Ai e cilësoi këtë një akt të tupshëm. Gjenerali në pension James Conway tha se sjellja e autoriteteve iraniane e bën të pamundur që ndonjë popull në çdo vend tjetër, të ketë besim tek udhëheqja e vendit kur përgjigjja e Teheranit për një incident kaq të tmerrshëm ishte për të ardhur keq, siç tha ai.

Pranimi nga Garda Revolucionare e Iranit minoi besueshmërinë e deklaratave të mëparshme zyrtare që mohonin në mënyrë kategorike pohimet se avioni ishte rrëzuar si pasojë e goditjes nga një raketë iraniane, duke e cilësuar atë si propagandë perëndimore. Por pranimi i përgjegjësisë zemëroi publikun iranian, i cili doli në rrugë në disa qytete të Iranit të shtunën.

Ish-senatori Robert Torricelli tha se nuk ka ndarje në Shtetet e Bashkuara lidhur me rëndësinë e rrëzimit të regjimit në Teheran. Ai tha se populli amerikan, demokratët e republikanët janë të bashkuar në këtë pikë dhe duan shkatërrimin e regjimit në Teheran.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG